Fituesi i Nobelit, Peter Handke, iu dredhon temave për genocidin gjatë fjalimit

Tuesday, 10 December 2019 09:25

Në fjalimin e tij për çmimin Nobel, Peter Handke shmang me qëllim temat provokuese e vështron gjërat e vogla. Komunitetit të ndjekësve, që ai ka krijuar javët e fundit, kjo do t‘i pëlqejë, mendon Norbert Mappes-Niedeck.

Nga Deutsche Welle

Për Serbinë asnjë fjalë. E përse vallë? Peter Handke në fjalimin me rastin e marrjes së Nobelit foli për atë që është e rëndësishme për të. Ajo që ka qenë temë e rëndësishme për publikun javët e fundit, qendrimi i tij ndaj luftërave në ish-Jugosllavi, nuk hyn këtu. Vështrimi i poetit kalon pa i parë tragjeditë e mëdha, aksionet kryesore e shtetërore. Ai përqëndron vështrimin tek e vogla, gati e padukshmja, e anashkaluara.

Temat e poetiit janë lulet e vogla mënjanë rrugës dhe zogjtë ndër degë. Lufta, tanket në asfalt, çantat kafe me fishekë: E gjitha kjo nuk është realja. Realja është "bluja alpine" e atdheut të tij Karentisë, (Kärnten) në Austri.

Fjalën e fundit e ka poeti

Handke nuk ka provokuar kësaj rradhe. Por as nuk ka pajtuar me shfaqjen e tij disi të pazakontë, një kundërvënie e mirëvendosur ndaj elokuencës së politikanëve dhe gazetarëve. Pa sharë dhe polemizuar, siç i pëlqen të bëjë në raste të tjera, Handke shfrytëzoi mundësinë për t‘i prezantuar një publiku me influencë programin e tij poetologjik.

Gjithçka mund të na ngrejë lart, ishte mesazhi i tij, kudo gjenden gjërat e vogla, gati të padukshme, të cilat na vënë në kontakt me realen, me hyjnoren. Ajo që ne e konsiderojmë të vetëkuptueshme, nëse ka gjetur rrugën e saj në letërsi, mund të bëhet diçka krejt tjetër. Kjo vlen natyrisht për gjithçka, që duhej të tregohej, edhe për shtatë- deri tetëmijë të vdekurit në Srebrenicë. „E ashtuquajtura botë" mund të diskutojë për të vërtetën dhe gënjeshtrën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë poeti. Te luftërat, pikërisht te ky intervenim brutal në realitetin tonë, Handke qe në gjendje të shpjegonte se sa gjerësisht e kupton ai pretendimin e tij.

Pavarësisht debateve

Debatet e javëve të fundit nuk kishin të bënin më me atë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Bosnjë dhe në Kosovë, sa njerëz kanë humbur jetën, kush kishte të dretë dhe kush ishte fajtor. Tema ishte e drejta e poetit për të vërtetën e tij. Pyetje të tilla diskutohen tani edhe larg Akademisë Suedeze - në facebook dhe twitter për shembull, apo ndërmjet zëdhënësit të shtypit të Donald Trumpit në njërën anë dhe gazetës New York Times në anën tjetër. Në dukje e përjetshmja - çfarë rastësie -përkon në mënyrë perfekte në këtë kohë.

Për përfaqësuesit e "alternative facts" çmimi Nobel ishte një fitore e rëndësishme. Mes tyre Handke ka krijuar tani një numër të madh ndjekësish. "Lexuesit e mi" i quan ai ata. Në të vërtetë komuniteti i ndjekësve është më i madh dhe leximi nuk është një nga pasionet e tyre. Por me fjalimin e tij Handke i shërbeu pikërisht shijes së këtyre mbështetësve shumë konservatorë.

Poezia ledhatuese nuk ndihmon

Citatet e gjata nga litania lauretane, vargje të përsëritura që thuhen në procesione, u kanë pëlqyer katolikëve. E që citatet ishin të gjitha në gjuhën sllovene, duhet t‘i kenë pëlqyer miqve të Handkes në ish-Jugosllavi. Suedezët dëgjuan një poezi të nobelistit të tyre Tomas Tranströmer, në suedisht. Sipas fjalëve të Handkes, kush nuk e do poezinë, duhet ta shohë vetën së paku si "një njeri që është në gjendje të lartësohet" duke u larguar nga zhurma e turmës. Autori i veprës teatrale „Sharja e publikut" është kthyer në ledhatues të publikut.

Kush flet ende për përjetimet e tij për luftën, për Serbinë dhe Bosnjën, bën pjesë tek ata „që prishin gëzimin". „A nuk e keni lënë luftën pas vetes?", u thotë poeti në mënyrë inkurajuese dhe u rekomandon viktimave të luftës t‘i lënë të vdekurit në vendin e tyre dhe të tregojnë „qetësinë e të mbijetuarve".

Kjo këshillë qëllimmirë vështirë të pranohet. Se si mund të ndihmojë me të vërtetë letërsia, nuk është treguar tani në Stockholm, por para njëzet vjetësh në Bllace, një vend në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku në vitin 1999 mbërriten qindramijëra të dëbuar. Dyndja më e madhe e refugjatëve nuk ishte para vendit ku shpërndahej ushqimi, por para çadrës, ku secili mund të tregonte historinë e tij. Kjo temë ishte e vërteta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...