Shkëlzen Doli organizon koncert bamirësie në Vjenë për të prekurit nga tërmeti

Hënë, 23 December 2019 14:35

Violinisti i njohur shqiptar, me famë botërore, Shkëlzen Doli do të organizojë një koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti. Së bashku me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, do të organizojnë këtë koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë, ndërsa donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person.

Të gjitha të ardhurat e koncertit do të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, nga i cili 51 persona humbën jetën, e mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

 Anëtarët e Filarmonisë së Vjenës, iu përgjigjën menjeherë pozitivisht apelit të violinistit Doli, për t’u solidarizuar me banorët e prekur, ndërsa kanë nisur përgatitjet për një koncert dinjitoz.

Violinisti Doli së bashku me anëtarë e Filharmonisë së Vjenës do të performojnë në 30 dhjetor nga ora 19:00-21:00 me “Valse & Polka nga dinastia Strauss”.

Modifikuar më Hënë, 23 December 2019 14:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...