Ndahet nga jeta intelektuali i mirënjohur shkodran

Tuesday, 14 Janar 2020 10:55

Është ndarë nga jeta një ditë më parë, intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka.

Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor prej vitesh.

David Luka, nje personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar si i dëbuar nga regjimi si punëtorë në Mamurras.

Kryeredaktori i parë i gazetës "Shkodra", gazeta e parë opozitare në vitin 1991 pas gazetës "RD". Drejtor i Radio Shkodrës për disa vite pas vitit 1992, më pas Pedagog i gjuhës shqipe me titull Profesor Doktor në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Prof. Luka ka një kontribut të vyer në shkencën e gjuhësisë dhe autor i një sërë veprash në këtë fushë.

Partia Demokratike dega Shkodër i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Lukes.

Edhe Redaksia në gjuhën shqipe e Radio Vatikanit dhe e gjithë familja shumëkombëshe e Radio Vatikanit - Vatican News, ka shprehur ngushëllimet për familjen Luka.

Të gjithë anëtarët e redaksisë shqipe dhe të familjes së madhe të Radio Vatikanit – Vatikan News, bashkohen në lutje drejtuar Zotit me kolegen Ana Luka dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të vëllai të dashur Prof. Dr. David Luka, i cila ndërroi jetë sot në Shkodër, i rrethuar nga djali, motra dhe familjarët e dashur. Dha shpirt në ora 15.00 në krahët e motrës, Anës.

Duke kërkuar nga Krishti Gjallë ngushëllimin e krishterë, Anës dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore e vëllazërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Zotit të jetës ta pranojë vëllain e dashur Davidin në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të.

Prof. Dr. David Luka, gjuhëtar e pedagog i Universitetit të Shkodrës, qe një burrë, vëlla, babë i mirë e bujar. Qe dashurues e studiues i shquar i gjuhës shqipe. Të shumta shkrimet e vepra kushtuar gjuhësisë Tërë jetën ia kushtoi e dhuroi Zotit, familjes e kulturës shqiptare, në mënyrë të veçantë gjuhës së ambël e të fjalëve shqipe, la pas djalin dhe shumë nipa.

Prof. Dr. David Luka i lindun me 15. 05. 1935, kreu shkollën pedagogjike n? Shkodër e ma pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh?-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas ma se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.

Funerali i Prof. Dr. David Lukës mbahet sot më 14 janar në ora 15.00 në Shkodër. I përjetshëm kjoftë kujtimi yt, o i lumtuni dhe i paharruemi vëlla David!

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...