Ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur i filmit shqiptar

Hënë, 03 February 2020 14:22

QKK ka njoftuar sot se është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare regjisori i mirënjohur i filmit shqiptar,  Xhezair Dafa. I njohur për fimlat artistikë në vitet 70-të Dafa më pas iu përkushtua filmit dokumentar, duke realizuar një sërë filmash të cilat sot kanë vlera historike, kulturore e edukative.

Xh.Dafa u lind në Borsh të Sarandës, më 24 janar 1940. Studimet e larta i kreu për aktor në shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, në vitin 1965. Menjëherë pas saj, në 1966 u emërua asistent regjisor në Kinostudion “Shqiperia e Re”. Pas nëj prëvoje si asistent në filmat “Komisari i dritës”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra”, vjen filmi i tij i parë dokumentar si regjisor i pavarur “Iniciativa krijuese e masave” (1967) e më pas “Kujdes” (1970), për të vijuar  me 24 te tillë, nder te cilët spikatin ata me teme bregdetin: "Perla e Jugut", "Blerim ne bregdet", "Bleron kjo lulja e Jonit" etj. Përpos fiksimit te bukurive qe jepnin pamjet nga riviera jugore e Shqipërisë, bie ne sy edhe trajtimi i kuadrit, lirika dhe poezia, sikurse edhe harmonizimi i ngjyrave dhe dritës ne funksion te tekstit. Filmi i fundit dokumentar i Xh. Dafës i takon vitit 1991, “Mirëseerdhe z. Bejker”, që pasqyron vizitën historike të ish-sekretarit amerikan Xhejms Beker në Shqipëri.

Filmi i pare artistik i tij i metrazhit te shkurtër ishte kinokomedia “Odiseja e tifozëve” (1972), me skenar te Skënder Plasari, me te cilin dy vjet me vone realizon edhe filmin e dytë, po të metrazhit to shkurtër, “Duke kerkuar 5-oreshin”, të dyja me aktorin e madh Robert Ndrenika. Prirja ndaj komikes u vu re qysh ne filmin e tij dokumentar Kujdes dhe u zhvillua brenda një qasjeje farseske, me elementet e shpeshta te groteskut, te pantomimës dhe te farsës ne filmat e mësipërm.

download.jpg

Kuadër nga filmi "Duke kërkuar 5 orarëshin"

Xh. Dafa xhiroi edhe filma te kahut epik, dramatike e heroike sikurse qenë: “Udhëtim i vështirë” (1977, bashkëregjisor me P. Llanaj), “Këshilltarët” (1979), “Intendenti” (1980). Filmi “Këshilltarët” është shfaqur edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Selanikut, më 1980.

Keshilltaret-e-Hekalit-720x415.jpg

Kuadër nga filmi "Këshilltarët"

Filma te tjerë dokumentarë: “Qyteze e re”, “Njerëz të rinj”, “Urbanistika e fshatit”, “Me alpinistet e vegjël”, “Letër nga Komani”, “Rritja e peshkut”, “Përballë një dimri te ashpër”, “Po lufton Idriz Seferi”, “Vizita e Perez de Kuelar në Shqipëri”, “Mes vëllezërve kosovarë” (1991) etj.

 Me rastin e 75-vjetorit të lindjes, në janar 2015, AQSHF organizoi një ceremoni me ish-kolegët, miqtë dhe dashamirësit e filmit shqiptar.

Regjisori Xhezair Dafa mbetet një emër i nderuar në historinë e kinematografisë sonë, që ka dhënë kontributin e tij të çmuar për afro tre dekada.

Capture.JPG

Ish-drejtoresha e AQSHF, Elvira Diamanti, duke uruar regjisorin Xhezair Dafa në 75-vjetorin e lindjes (2015)

10924702_807802759266904_2080467107508896963_n.jpg

Mes kolegëve të nderuar: Marjeta Kotani, Ilia Dede, Angjelina Xhara, Kolec Traboini,  Esat Ibro etj.

Modifikuar më Hënë, 03 February 2020 15:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...