Meta: Rikard Ljarja, përfaqësuesi tipik i një brezi idealistësh, që aq shumë e deshën Shqipërinë

Tuesday, 21 Prill 2020 08:51

Presidenti Ilir Meta ka shprehur hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të personalitetit të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarjës.

Në një mesazh në Fb, Meta shpreh vlerësimin më të lartë për njeriun e madh të skenës: "I hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, skenaristit e regjisorit të mirënjohur, Rikard Ljarja. Pa fjalë nga dhimbja për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e Tij, për teatrin dhe kinematografinë shqipare, por për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij.

Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ljarja, Marjetën e dashur, fëmijët, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë artdashësit shqiptarë.

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar si vetë trashëgimia e çmuar që la pas me talentin, pasionin dhe krijimtarinë e shkëlqyer!"

Modifikuar më Tuesday, 21 Prill 2020 09:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

Aktualitet

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

  Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para . Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohen në...

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

Moti

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

  Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin reshje shiu gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim pritet...

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

Kronikë

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

  Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është...