Kur filmat e Rikard Ljarjes i shihnim fshehurazi

Saturday, 25 Prill 2020 15:18

Gani Mehmetaj

"Rikardi ka zënë shtratin", me tha miku im Saimir Kumbaro në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa e pyeta për Rikard Ljarjen regjisorin dhe aktorin e madh shqiptar.

Sa herë vija në Tiranë, meqë gjithnjë isha në nxitim për  një punë apo tjetër, pyesja miqtë për te. Me erdhi keq, kur Saimiri ma tregoi edhe sëmundjen nga e cila lëngonte.  

Rikard Ljarjen e kam njohur para tridhjetë vjetësh, në fillim të viteve të nëntëdhjeta, në kohën e rrëmujës së madhe, atëherë kur po rrënohej diktatura. Isha mysafirë i Festivalit të Filmit Shqiptar, me te shëtisnin rrugëve të Tiranës, flisnim për filmin, kulturën, artin, flisnim edhe për situatën politike. Ai më rrëfente peripecitë e aktorit, por me tregonte edhe për sharmin e punës gjatë xhirimeve të filmave. 

Rikard Ljarjën në të vërtet e kam njohur shumë më parë se ta takoja, e kam njohur nga filmat: "Radiostacioni", "Në pyjet me borë ka jetë,  "Rrugicat që kërkonin diell", "Komisari i dritës", "Rrugë të bardha" etj. Shumicën e filmave të tij i kam shikuar ilegalisht, atëherë kur na i ndaluan të gjithë filmat shqiptar. I ndiqnim në Televizionin Shqiptar me antenën e kanalit 12, që e blinim kinse për Tv Beogradin , programin e dytë, dhe e kthenim nga Tirana, një hile që e kishim mësuar për t'iu shmangur shërbimit të fshehtë jugosllavë. Shkodrani i Tiranës gjithnjë më ka lënë mbresa me paraqitjen ekpresive, me zërin e thellë, burrëror dhe pamjen e aktorit që e mbush ekranin me praninë e tij. E kam takuar pastaj pas luftës edhe në Prishtinë. 

Në librin tim: "Qyt etet e Ilirisë", kam shënuar: "Më kujtohej kur më 1991 apo 1992 e luta shkodranin e thekur e aktorin e famshëm, Rikard Ljarja, të ma zgjidhte mëdyshjen: ta vizitoja apo jo qytetin. Ai ma tha atë që nuk e prisja: Nuk është koha të shkosh në Shkodër, nuk është Shkodra ajo që e kërkon! Prit ditë më të mira! Dhjetëra herë kam kaluar nga ura e Bunës për të vazhduar në Ulqin, Dubrovnik, Split, Zarë e tutje në Itali e Zvicër, sepse s'bëja ballë të futesha në qytetin e ëndrrave". 

Vdekja e tij me la një boshllëk, e thirra Saimirin dhe e pyeta për ceremoninë e varrimit, i vetëdijshëm që as mund të shkoja, as mund t'i shkonim miqtë tjerë. Ishte kohë e pandemisë që na ngujoi si të kishim rënë në gjak me tërë botën.

E pashë në televizor rrugëtimin e tij të fundit dhe me pikëlloi edhe më shumë. ... Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rrmajit, dallendyshe ulu me pushue; Mu kujtuan vargjet e Filip Shirokës. Pushofsh në paqe, miku im i çmuar.

kanun.JPG

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 15:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

Aktualitet

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

  Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para . Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohen në...

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

Moti

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

  Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin reshje shiu gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim pritet...

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

Kronikë

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

  Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është...