“Vrasësi më i madh mes nesh është…”, shkrimtarja Flutura Açka nxjerr fotot: Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite?

E Enjte, 13 August 2020 12:27

 

Shkrimtarja Flutura Açka, thotë se është ndjerë e shqetësuar nga sjellja e qytetarëve, e institucioneve shtetërore, në këtë periudhë ku koronavirusi po kërcënon jetët tona dhe po rrezikon mbingarkesën e sistemeve shëndetësore.

Flutura-Açka
“Kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën”, thotë shkrimtarja në një postim në rrjetet sociale, teksa publikon disa fotografi, që tregojnë disa raste prej të cilave sipas Açkës, mund të kemi pasur të infektuar, apo edhe viktima.

“Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe”, shkruan Açka.

Nga Flutura Açka

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

flutura acka

Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja nga ky virus. Por kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën. Një shkujdesje tipike shqiptare. Ku dorëzanë na bëhen, për fat të keq, shpesh edhe institucionet shtetëtore. Ato NUK po e bëjnë detyrën e tyre siç duhet. Po e jap me shembuj, dhe foto:

1. Në Shqipëri mbërrita me një linjat e para pas hapjes së përbotshme të qiejve. Pas një udhëtimi të mundimshëm me maska e gjithfarë pajisjesh mbrojtëse, mbërritëm në Rinas. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Ashtu me atë padurimin për të dalë, një pjesë e udhëtarëve u ngritën dhe madje i hoqën maskat. Por u zumë në grackën e asaj kutie metali e fati për rreth 20 minuta, pasi qeverisë dhe atyre që drejtojnë Rinasin u ishte kujtuar se duhej të bënin një ceremoni mirëseardhjeje. Zot i madh! Njëzet minuta të mbyllur, mbi njeqind e pesëdhjetë vetë. Jam e bindur se disa prej të sëmurëve të statistikave tona, në mos edhe ndonjë i vdekur, janë të asaj dite, të atij shoë të panevojshëm, që nuk i lypet askujt. Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite? Me mua në atë udhëtim ishte edhe një gazetar holandez, i cili u zhvidhos nga trutë prej kësaj hipokrizie, edhe shtetërore. Shihni fotot!

2. Jam përpjekur disa herë të hyj te Posta Shqiptare, por gjithnjë gjej një turmë të pakujdeshme, askush nuk mban distancë dhe nuk e di kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sa njerëz na infektohen në ditë nga kjo shkujdesje, a e ka llogaritur kush? Shihni fotot!

3. Nga disa udhëtimet e mia veri e jug, në shumë pak, thuajse në shumë pak restorante e bare, kamerierët dhe mbikëqyrësit mbajnë maska. Kur shpesh u kam bërë vërejtje, u është dukur se po u flet ndonjë UFO. Këtë përvojë besoj e ka secili prej nesh. Në këtë pikë jam me shtetin dhe të gjitha gjobat që vënë institucionet nga kjo shkujdesje. Çështja është: A po kontrollohet sa duhet?

4. Të premten e shkuar më ra rruga me makinë të kaloj para xhamisë së Rrugës së Durrës pikërisht në minutat e faljes së të premes. Nuk po flas për X5 e gjithfarë makinash të shtrenjta që kishin zënë trafikun me drita të ndezura, sepse nuk arrij ta kuptoj se si mund të shkosh te ai Zoti që i falem edhe unë, e që di aq të përkorë, me aq shumë luks. Por kjo është një çështje tjetër. Mbipopullimi që ishte aty, ishte i frikshëm, as largësi fizike, as maska. Dhe kështu mund të jetë në të gjitha kultet fetare, dhe nuk e di a kontrollon kush?U trishtova shumë, por nuk bëra foto në respekt të kultit dhe të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u është thënë se duhet të rrinë larg, shumë larg nga njëri-tjetri. Kush e vë në dyshim këtë që po them, le të kalojë nesër andjepari.

5. Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe. Unë sillem ndryshe, por shpesh ata përballë meje nuk sillen ndryshe, duke më detyruar t’ua kujtoj se duhet patjetër të sillen ndryshe. Duhet t’i japim fund shkujdesjes sonë “tipike shqiptare”.

Rri larg!
Laj duart!
Mbaj maskë!

Mendo për qindra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që janë në kufijtë e rraskapitjes së tyre për të mbrojtur jetët tona!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...