Ndahet nga jeta, kineasti i mirënjohur shqiptar

Diel, 14 August 2022 16:07

 

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare, regjisori dhe skenaristi i njohur i kinemasë shqiptare, Kristaq Dhamo.

Dhamo është ndarë nga jeta në një spital në Ankona, Itali.

Lajmi është bërë i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, me një mesazh në Facebook.

’Me hidhërim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të kinestit Kristaq Dhamo, babait të kinematografisë shqiptare i cili, përveç punës si regjisor duke na sjellë mjeshtërisht vepra artistike dhe karaktere të ndërtuara bukur, mësoi edhe breza të tërë kineastësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë profesionin pikërisht atij, njeriut fisnik e gojë ëmbël, Kristaq Dhamo.

 

Faleminderit, profesor, për punën dhe përkushtimin tuaj në vite, deri në fund, duke qenë i pranishëm dhe mbështetur vazhdimisht punën tonë në Arkivin e Filmit!’, shkruhet në faqen e Arkivit.

 

Kristaq Dhamo-lindi më 20 Prill 1933 në Fier, Shqipëri. Mbaruari studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Fillon të punojnë në Film Studio-"Shqipëria e Re", ku realizohet filmi "Tana" më 1958.

Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio.

Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.

Në 1979 i është dhënë titulli "Artist merituar" dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin "Artist i Popullit". Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.

Regji

Botë e padukshme (1987)

Vendimi (1984)

Qortimet e vjeshtës (1982)

Nga mesi i errësirës (1978)

Brazdat (1973)

Mëngjeze lufte (1971)

Miqësi revolucionare (1967)

Ata nuk vdesin (1966)

Vitet e para (1965)

Detyrë e posaçme (1963)

Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)

Fortuna (1959)

Ne u dashuruam me Shqipërinë (1959)

Tana (1958)

Skenarë

Botë e padukshme (1987)

Qortimet e vjeshtës (1982)

Vitet e para (1965)

Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)

Tana (1958)

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...