2004, Anjeza Shahini, “dallëndyshja” e parë “100 mijë dollarëshe"

Tuesday, 24 Prill 2018 17:02

Dossier/Shqipëria në Eurovizion

Anjeza Shahini, duhet të jetë vërtet e nderuar edhe me fat që ishte ajo e cila shkeli për herë të parë skenën e Eurovision. Ishte kënga “The Image of You”, e përshtatur në shqip nga kënga “Imazhi yt”, fituese e festivalit të RTSH me tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Edmond Zhulalit. Kënga pati një sukses të jashtëzakonshëm. Në gjysmëfinale u prezantua për herë të parë në arenën ndërkombëtare arriti të merrte vendin e katërt, duke u vlerësuar me 167 pikë, ndërsa në natën finale Anjeza zuri vendin e 7 me 106 pikë, duke hyrë në TOP 10 këngët më të mira në Eurovision 2004.

Festivali u zhvillua në Stamboll, nata finale më 12 maj 2004. Pas shumë përpjekjesh Shqipëria mori të drejtën të konkurrojë në Eurovizion. Fati i buzëqeshi 17 vjeçares Shahini, si fituese e Festivalit të 42-të të këngës në RTSH. Sipas një interviste të ish-drejtorit të festivalit të Radios, njëherësh drejtor i festivalit në RTSH, kryetar i grupit shqiptar në Eurovizion, Gëzim Podgorica, Anjeza kërkoi bodigardë dhe një shumë prej 100 mijë dollarësh si kusht për të marrë pjesë në Eurovizion, por që më pas u bind dhe hoqi dorë nga kërkesat e tepruara. Ajo mundi të kualifikohej në natën finale, pas një skandali në paraqitje ku fustani i saj mori shumë kritika dhe gjetja një fustani tjetër për në natën finale ka një odise tërë. Duke qenë fituese e “Etheve”, ajo u shoqërua në Stamboll nga grupi i “etheistëve”. Kënga pati sukses  dhe ajo u vlerësua pozitivisht, duke mbajtur për vite me radhë paraqitjen më të mirë të Shqipërisë në Eurovizion. Pas kthimit në atdhe pati takime të rëndësishme me personalitetet politike të kohës, si presidentin Moisiu, liderin e opozitës Sali Berisha etj. Në Stamboll vendin e parë e zuri Rusllana nga Ukraina.

Anjeza Shahini: “Si shumë të tjerë edhe unë një ditë doja të bëhesha artiste, apo një ditë tjetër mjeke. Çdo profesion që e shihja tek të rriturit, imagjinoja edhe veten time. Endërroja gjithmonë të kisha makinën time dhe të sjhëtisja prindërit e mi , sepse asnj; ëri prej tyre vetë nuk ka dashur të mbaja një makinë. Unë, si ai “çuni i vogël” i shtëpisë  mezi prisja të rritesha për ta bërë këtë”

Pergatiti: F. Slatina

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 17:11

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...