2005,Ledina Çelo- “arixhofka” e Eurovizionit

E mërkurë, 25 Prill 2018 16:00

Dossier/Shqipëria në Eurovizion

Pas suksesit që pati Anjeza Shahini në Eurovizionin e Stambollit, 2004, ku u rendit e shtata në natën finale, në bazë të formulës së vjetër, Shqipërisë i takoi që vitin e ardhshëm, ajo të hynte drejtpërsëdrejti në natën finale. Ky fat i ra Ledina Ccelos, e cila e kishte suksesin e saj më të madh në afro dhjetë vjet karrierë fitimin e çimit të parë në Festivalin e 43-të të Këngës në RTSH. Ajo mori pjesë në Eurovision 2005, në Ukrainë, me këngën “Nesër Shkoj” me përshtatje në anglisht “Tomorrow I Go”, me tekst të Pandi Laços dhe Adelina Ristos dhe kompozim të Adi Hilës.  Fabula e këngës, me dy fjalë është kjo, “një vajzë në prag të martesës përballë nënës së saj, duke iu ankuar e betuar nënës se nesër nisej nuse”, por që për Evropën ky tekst e kjo fabul dukej e çuditshme, kur fëmijët, sapo mbushin moshën 18 vjeç largohen nga familja, dhe këto emocione janë aq të ftohta, për të mos thënë fare, dhe as publikut e as jurisë që i bënë përshtypje “të qarat” e Ledinës dhe dukej aq demode edhe në raport me zhvillimet shqiptare të demokracisë. Gjithsesi, performanca e artistike Ledinës, me një veshje provokuese, nën efektet e koreografisë dhe nën ritmet popullore, të jepte përshtypjen e një “arixhofke” simpatike, të bardhë, jo ajo cigania magjike, por vetëm kaq, pasi as muzika, e as teksti, as dridhjet e Ledinës nuk bënë efekt dhe gjithçka shkoi keq dhe Shqipëria zuri vendin e 16-të nga 24 shtete pjesëmarrëse, me 53 pikë. Ashtu, sikurse edhe vetë teksti i këngës,  “Tomorrow I Go”, ajo të nesërmen u kthye në Tiranë, pa lënë gjurmë, veçse shkoi emrin dhe mbeti pjesë e historisë së eurovizionit shqiptar. Në Eurovizionin e Ukrainës fitoi këngëtarja greke, Elena Paparizou.  

Pergatiti: F. Slatina

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lojtari i Celta Vigos bën këtë ndërhyrje për ‘karton’ ndaj Zinedine Zidane

Sport

Lojtari i Celta Vigos bën këtë ndërhyrje për ‘karton’ ndaj Zinedine Zidane

Zinedine Zidane e ka pësuar keq në takimin ndërmjet Real Madridit dhe Celta Vigos, i cili përfundoi në barazim 2-2. Përveçse ekipi i tij dështoi të marrë tri pikët, edhe në...

Nga shfrytëzimi i prostitucionit kaloi tek vjedhjet, policia arreston 39-vjeçarin e dënuar

Kronikë

Nga shfrytëzimi i prostitucionit kaloi tek vjedhjet, policia arreston 39-vjeçarin e dënuar

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave Komisariati i Policisë Nr. 1, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me...

Spoti i punëtorëve të huaj ndez debatet në Shqipëri

Aktualitet

Spoti i punëtorëve të huaj ndez debatet në Shqipëri

Një spot ku shfaqen disa punëtorë të huaj në Shqipëri, të cilët apelojnë te bashkëkombasit e tyre për të ardhur e për të punuar si ata, ka hapur shumë debate në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!