“Different Festival”, nis sot edicioni i VII-të në Tiranë

Hënë, 30 Prill 2018 11:54

Nis sot edicioni i VII-të i festivalit “Different Festival” që do të mbahet në kryeqytet, në disa zona të Tiranës, nga data 30 prill deri në 7 maj.  Aktiviteti do të zhvillohet në hotel “Plaza” në kryeqytet ku grupi muzikor do të zhvillojë edhe koncertin e tij të parë. Aktiviteti do të fillojë në orën 19:00 dhe për publikun do të luajnë si muzikantë të huaj por edhe vendas, të cilët do të luajnë pjesë nga Franz Schubert, Bela Bartók, Zoltán Kodály, Ludwig van Beethoven  dhe Frank Martin.
Në violinë do të jetë violinisti i njohur nga Ukraina, Andrej Bielov i cili ka regjistruar mbi 20 albume për Naxos, Cpo Avi-Muzikë etj, duke krijuar gjithashtu edhe bashkëpunime të ndryshme si solist me orkestra të tilla si New Japan Philarmonic, Orchestre Philarmonique de Radio France, NDR Radiophilharmonie, Sinfonieorchester des Bayerischen Rundfunks, Orkestrën Kamertale Amadeus etj.
Ndërsa në violonçel do të jetë Vlorenc Xhafaj i cili ka qenë anëtar i disa prej orkestrave më të mira për të rinj në botë, të tilla si Pacific Symphony Orchestra, Schlesëig-Holstein Festival Orchestra, Mahler Jugendorchester apo Luzern Festival Academy Orchestra, solist në vitin 2005 dhe 2008, duke luajtur me dirigjentë si Valery Gergiev, Pierre Boulez, Vassily Sinaisky, Alexander Vedernikov, Jakub Hrusa.
Për pianon ka menduar Severin von Eckardstein, një nga pianistët kryesorë gjermanë të gjeneratës së tij, i cili ka tashmë një numër të gjatë koncertesh solo dhe në muzikë dhome në mbarë botën.
Different Festival do të jetë e hapur për publikun nga data 30 prill deri në datën 7 maj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...