×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

2014 / Hersi Matmuja, rekordi i përfaqësimit më të dobët të Shqipërisë në Eurovizion

Saturday, 05 May 2018 10:48

Nga historiku i përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finalen e Festivalit të 59 Europian të Këngës, “Eurovision”, në Kopenhagen të Danimarkës. Në natën e parë gjysmëfinale, Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Hersi Matmuja me këngën “One Night's Anger”, që ishte versioni anglisht i këngës “Zemërimi i një nate”, fituese e Festivalit të 52 të Këngës në RTSH. Nga 16 këngë që ishin në konkurrim Hersi zuri vendin e 15 dhe mori minimimin e pikëve që ka marrë ndonjëherë Shqipëria, vetëm 22 pikë.   Kënga e kompozuar nga Genti Lako, me tekst të Jorgo Papingjit ishte një kompozim i dobët, jo për një festival europian, por edhe për këtë shqiptar që sa vjen e keqësohet nga pikëpamja e niveli artistik. Kënga ngjalli  komente të shumta për interpretimin e vokalin këngëtares shqiptare, mesatar, që nuk të ngjall asnjë emocion, sikurse performanca e saj, që u shoqërua nga dy zëra back vokal dhe dy instrumentistët. La për të dëshiruar edhe veshja e Hersit, me një fustan transparent ngjyrë bezhë.  Kënga u këndua në gjuhën angleze që publiku të kishte mundësi të shijonte muzikën e kompozuar nga Genti Lako dhe të mirrte mesazhin e tekstit të Jorgo Papingjit, por që publiku mbeti i zhgënjyer e as atij e as kritikës nuk i bëri fare përshtypje ky kompozim, që sikurse çdo vit punë të bobta i kushtojnë Shqipërisë dhe TVSH-së të pkatën 300 mijë euro për të marrë pjesë në Eurovizion. Ky ishte prezantimi i 11 i Shqipërisë në skenën e Eurovizionit dhe më i dobti në historinë e përfaqësimit të saj. F. Slatina/55news.al

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...