×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkodra lulëzon për festën e luleve

Diel, 06 May 2018 15:20

Në Shkodër është kthyer në traditë tashmë që çdo 6 Maj të festohet “Dita e luleve”. Kjo festë i vesh rrugët kryesore të qytetit me lule nga më të ndryshmet, duke krijuar një atmosferë ngjyrash e pranvere.

E vërteta është se oborret e vjetra të Shkodrës kanë një traditë të hershme të lidhur me lulet. Muhamet Shala është njeriu që të gjithë e njohin në Shkodër si profesori i nderuar i matematikës, kur dikur drejtonte dhe gjimnazin “28 Nëntori”.

Por pak kush e di që profesori në pension, prej shumë vitesh ka një lidhje të ngushtë me lulet. Ai thotë se lulet janë jete dhe dashuri e trashëguar brez pas brezi në familje

“Lidhja me lulet në Shkodër është aq e madhe sa për to jane bërë jo vetëm këngë, por janë përdorur edhe si bimë mjekësore. Historia e kësaj feste është e hershme, pasi dikur 6 Maji kremtohej si dita e Shën Gjergjit, kur gatuhej me barishte”, thotë profesor Muhameti.

Ndërkohë dita e luleve ka krijuar një atmosfere festive jo vetëm tek të rriturit, por edhe te fëmijët. Ndërsa Bashkia Shkodër në këtë ditë përcjell mesazhin e kujdesit ndaj natyrës dhe traditës.

Në të njëjtën kohë gjatë gjithë ditës janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga nxënës shkollash, si ekspozita pikturash e gara, duke i dhënë ditës sotme një tjetër dimension. /Top Channel

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 15:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...