Artistja e madhe feston 85-vjetorin: "Në vend me m'harru, ju më shumë po m'doni"

Diel, 06 May 2018 22:52

Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së zonjës së madhe, Nexhmije Pagarusha (Nderi i Kombit), Tirana festoi sot ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare në një ceremoni te vecante. 

Në ambientet e Akademisë së Arteve, u organizua ceremonia e nderimit të artistes, me praninë e personaliteteve të njohura, të fushave të ndryshme dhe gjithë dashamirësve të muzikës së saj. Bilbilit të Këngës Shqipe, me rastin e 85-vjetorit të ditëlindjes që është ditën e nesërme, por që Tirana e festoi sot, iu akordua dhe një çmim mjaft i rëndësishëm, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, medalja e Mirënjohjes.

E mallëngjyer për pritjen që i bënë Nexhmija shprehet: Në vend me m’harru, ju më shumë po m’doni, por si mundet që një zë dhe figurë brilante si e Nexhmije Pagarushës të harrohet? 

Rëndësia e muzikës së zonjës së madhe, dhe vlerat e veprës janë çmuar dhe vlerësuar nga figura të njohura, njohës të artit ose jo. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra nga Shqipëria dhe Kosova, akademikë, gazetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme. Mirë se ju gjeta. Kurrë s’kam menduar që do të vijë ky moment kaq i rëndësishëm për mua, kaq i dashur, kaq e lumtur jam. Nuk di kush është më i kënaqur, a unë që jam me ju, apo ju me mua”- kështu u shpreh artistja e madhe.

 /newsbomb.al/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...