“Komedia që shkon për dreq”, shkoi më së miri

Hënë, 07 May 2018 16:10

Në Teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës është shfaqur premiera “Komedia që shkon për dreq”.  Kjo shfaqje me regji të Driada Dervishit  bëri bashkë emra të mëdhenj të aktrimit dhe u prit mjaft mirë nga artdashësit durrsakë.

Premiera “Komedia që shkon për dreq” me regji të Driada Dervishit, është ngjitur në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës.

Misterioze, tronditëse dhe tejet drithëruese, ajo erdhi nën kastin e aktorëve më të mirë si Gentian Zenelaj, Monika Lubonja, Romir Zalla dhe Bujar Asqeriu.

Me një humor të hollë anglez, një shfaqje brenda shfaqjes, “Komedi që shkon për dreq” përcjell mesazhin “Kur gjërat shkojnë keq. Mos u shqetësoni sepse do të shkojnë edhe më keq”.

Shfaqja e cilan ndan prapaskenat me atë çka ndodh realisht në skenë u prit mjaft mirë nga artdashësit durrsakë dhe jo vetem.

Nëpërmjet kësaj shfaqje regjisorja Driada Dervishi tha se për herë të parë, arriti të gjejë një vepër skenike që ka po aq personazhe sa është dhe numri i aktorëve përbërës të këtij grupi.

Shfaqja “Komedia që shkon për dreq” do të ringjitet në skenën e teatrit Aleksandër Mosiu edhe me datat 5-6-7 maj.

Gent zenelaj 1024x538

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

‘Pasagjer i padisiplinuar në bord’, Alitalia bën ulje emergjente në Britani

Aktualitet

‘Pasagjer i padisiplinuar në bord’, Alitalia bën ulje emergjente në Britani

Një pasagjer “problematik” detyroi avionin Alitalia Boeing 777-200ER në fluturim nga Roma dhe New York të anashkalonte në aeroportin e Londrës Heathrow duke bërë një ulje emergjente. Avioni u ngrit...

Bleu katër byzylykë floriri nga hajduti serial, por e gjen belaja. Policia arreston të riun në Elbasan

Kronikë

Bleu katër byzylykë floriri nga hajduti serial, por e gjen belaja. Policia arreston të riun në Elbasan

Shkon në tre numri i të arrestuarve në operacionin “Trajektorja”, nga i cili Policia e Shtetit zbuloi dhe vuri në pranga më pas 27 vjeçarin Astrit Thaçi, me rekorde të...

Shkurti i Presidentëve amerikanë

Planet

Shkurti i Presidentëve amerikanë

Çdo shkurt, amerikanët përkujtojnë presidentët e tyre. Kjo festë nisi në 1885, në nder të 22 shkurtit, ditëlindjes së George Washington, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!