×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dhoma sekrete e Tutankhamunit nuk ekziston, e konfirmojnë kërkimet

Hënë, 07 May 2018 17:27

Autoritetet egjiptiane përfunduan kërkimet e tyre për të gjetur "dhomën sekrete" në varrin e Tutankhamunit dhe dolën në përfundimin se ajo nuk ekziston, shkruan BBC.

Më herët, zyrtarët thanë se ishin 90% të sigurt se ekzistonte një dhomë e fshehur prapa mureve të varrit 3 mijë vjeçar të mbretit-djalosh të famshëm.

Një teori sugjeronte se mund të ishte varri i mbretëreshës Nefertiti, për të cilën, disa mendonin se ishte mamaja e Tutankamunit.

Gjithsesi, kërkimi i ri, konkludoi se dhoma sekrete nuk ndodhet aty.

Kërkimi për varrin e fshehur nisën kur arkeologu anglez Nicholas Reeves, gjatë ekzaminimit të detajeve të skanuara të dhomëzës, pa disa gjurmë që dukeshin si "fantazma" dyersh nën suvanë e murit.

Në letrën e tij të 2015s, me titull "Varri i Nefertitit", ai argumentoi se varri i vogël ishte dizenjuar për Mbretëreshën Nefertiti dhe me shumë mundësi mbetjet e saj mund të shtriheshin brenda varrit.

Mbetjet e Nefertitit nuk u zbuluan kurrë, por ajo mbeti objekt i shumë spekulimeve.

Një skulpturë 3 mijë vjeçare e mbretëreshës,  e ruajtur më së miri, bëri që ajo të ishte një nga gratë më mirë të dallueshme të Egjiptit të lashtë.

Mendohet gjithashtu se ajo mund të ketë drejtuar Egjiptin si një faraon në periudhën pas vdekjes së bashkëshortit të saj deri në zgjedhjen e Tutankamunit në krye të Egjitit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...