“Rizbulojmë Parkun” e Pallatit të Brigadave, me 30 punime artistike

Premte, 11 May 2018 09:32

Pallati i Brigadave do të hapë dyert këtë të shtunë për të gjithë dashamirësit e artit, duke pasuruar jetën kulturore të kryeqytetit. Janë tridhjetë punime (vizatime, akuarele, pastele), që do të prezantohen në ekspozitën e titulluar “Rizbulojmë Parkun”, duke përfaqësuar mbresat e artistëve të rinj, ndërkohë që qytetarët njëkohësisht do të mund të zbulojnë skulpturat, kopshtet, arkitekturën e ndërtesave dhe bukuritë e fshehura prej kaq vitesh të këtij parku. Për të zbuluar parkun vizitorët do shoqërohen jo vetëm nga një guidë që rrëfen më shumë rreth historisë dhe vlerave kulturore e mjedisore, por edhe nga tingujt e muzikës së harqeve të Liceut Artistik. Ekspozita “Rizbulojmë Parkun” do të qëndrojë e hapur për qytetarët nga data 12-13 Maj, ora 11:00-17:00 tek Pallati i Brigadave dhe do të zhvillohet me mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Pallati i Brigadave dhe parku i tij (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore, i cili gjithmonë ka pasur një interes të veçantë të studiuesve, historianëve por dhe arkitektëve. Ky monument kulture është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër "752 më 11.11. 2004". Pallati Presidencial, i njohur edhe si Pallati i Brigadave, filloi të ndërtohej nga Mbreti Zog I në vitin 1936. Ky pallat i projektuar nga tre arkitektë italianë do të shërbente si rezidenca e mbretit Zog. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte pallatin mbretëror të përfunduar. Ndërtimi i Pallatit të Brigadave u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt Pallati i Brigadave nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është Pallati Presidencial.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...