Prezantim i shkelqyer i Eugent Bushpepes, i 11-ti në finalen e Eurovizionit

Diel, 13 May 2018 00:49


Eugent Bushpepa ka bere nje prezantim te shkelqyer ne Lisbone. Pas votimit te pare te profesionisteve, ai zuri vendin e shtate dhe pas votimit te publikut ka marre 184 pike ne total. Eugenti ka marrë pikë nga Bjellorusia, Gjeorgjia, Maqedonia, Belgjika, Austria, Sllovenia, Islanda, Anglia, Çekia, Irlanda dhe disa shtete tjera, në pjesën e parë të votimit nga juritë e këtyre vendeve.
Shqipëria morri 58 pikë nga votat e publikut. Ky eshte nje sukses per kengen shqipe, pasi votimi popullor behet me shume mbi baza fqinjesie, por votimi real mbetet ai profesionist, ku kenga jone la pas shume kenge e shtete me emer. Gjithsesi gjithcka ishte me dinjitet e  na fali krenari e emocione.  

Këtu kemi vlerësimin që i dhanë disa shtete Shqipërisë: 
Azerbajaxhan (12 pikë)
Mali i Zi (10 pikë)
Portugalia (10 pikë)
Islanda (10 pikë)
Hungaria (8 pikë)
Greqia (7 pikë)
Polonia (7 pikë)
Maqedonia (6 pikë)
Qipro (6 pikë)
Republika Çeke (6 pikë)
Sllovenia (4 pikë)
Serbia (1 pikë)

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 06:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...