Përse u duhet të huajve “Kurbani” i Edi Ramës?

Diel, 13 May 2018 20:30

Nga Flori Slatina

Ku ka festë është Edi Rama. Ku ka ngjarje kulturore ndërkombëtare është ai, jo për Shqipërinë, por për veten.  Ai shkon në Venecia, për të prezantuar vizatimet e tij në “Bienalen e Venecias”, ai shkon në galeritë më të mëdha të botës, për të prezantuar veten si “piktor i madh”,  ai shkon në “Sallonin e Librit” në Torino, për të promovuar librin e tij “Kurbani”…   Ai është piktori, ai është shkrimtari, ai është këngëtari, pronari i televizionit, regjisori, aktori… diktatori.

 Sot, disa studentë shqiptarë në Itali,  kanë “prishur”  festën e Ramës, duke protestuar me disa  parulla dhe duke e cilësuar atë një “diktator shqiptar”. Ngjrja ka  ndodhur gjatë promovimit të librit të tij në “Sallonin e Torinos”. Protestuesit, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje A4 me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës, Fatmir Xhafaj. Imazhi ilustrohet nga një frazë, e cila i referohet dënimit për 7.2 vite burg për trafik droge ndaj vëllait të ministrit nga një gjykatë italiane. Thuhet se prezantimi i librit është kuruar nga qendra italiane e “Kulturës Shqiptare”, me pjesëmarrjen e politikanit dhe kritikut të njohur Vittorio Sgarbit.

Po përse i duhet Ramës  dhe aq më shumë të huajve “Kurbani”, apo “Sakrifica” e tij?

Libri “Kurban” u botua në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Pas kësaj ai u mundua të shfajësojë veten dhe ta ndihet si “kurban” i të tjerëve,  duke “argumentuar” “sakrificën” e tij dhe njëherësh “shpalos” vizionin e tij në modernizimin e Tiranës dhe Shqipërinë, që i kishte marrë frymën “Berisha autoritar”.  Tashmë, pas shtatë vjetësh,  gjërat kanë ndryshuar në favor e në të zezën e tij. Në favor sepse në pushtet nuk është më Berisha “autoritar”, por ai që prej pesë vitesh e ka kthyer vendin në një vend ku nuk jetohet, një vend ku sundoin krimi e ligji i trafikantëve e ku mafia dhe njerëzit e inkrimunuar janë në pushtet e deri në qeveri e parlament. Nëse ai në libër betohej e premtonte  se “unë s'do ta bëja kështu!”, për fat të keq tonin ai po e bën më keq e më zi, dita - ditës.

Rama e ka përkthyer “Kurbanin” në disa gjuhë dhe ka bërë disa promovime të këtij libri brenda dhe jashtë vendit. Ky libër nuk është as si etalon i gazetarisë, as si shembull i publicisitkës, as libër historik, as artistik. Eshtë thjeshtë një pamflet, apo artikull I gjatë, ku ai shfryn gjithë inatin, mërzinë, të keqen e të zezën e shpirtit të tij ndaj kunërshtarëve,  të brendshëm e të huaj.  Gjithmonë me të njëjtën filozofi e qëndrim. Po sa nevojë ka Italia të njohë “sakrificën” e Ramës, kur ajo vetë e shikon se ministat e Brendshëm, njëri pas tjetrit, kanë lidhje me trafikantët e drogës, kur çdo ditë tonelata të tëra droge zbresin në tokën e tyre? Atëherë ata kuptojnë se në emër të kujt është kjo sakrificë”,  sepse vetë Edi Rama e ka pranuar dikur, në një promovim të librit, se “kam ecur para duke kujtuar, si për të shlyer një borxh. Të gjithëve u ndiej një borxh. Më ngjan sikur kam dalë publikisht lakuriq. E di, siç e dini edhe ju, që s’e kam për herë të parë, po çdo lakuriqësi ka një dobësi të vetën që të bën të ndjehesh i kërcënuar…”  Nga gjithë kjo kuptojmë se ai është i  marrë peng dhe nuk qeveris dot, ose qeveris ashtu siç duan ata të cilëve ai ka për t’u shlyer atë borxh, pikërisht  atyre njerëzve që e kanë sjellë në pushtet.

Të huajt e kuptojnë “Sakrificën” e tij, jo siç e ka shkruar ai, por siç po e zbaton ditë për ditë në Shqipërinë tonë, që, për fat të keq, është “kurbani” real në gjithë këtë histri, Shqipëria dhe ne, banorët e saj, jemi kurbani i vërtetë i Ramës, që sakfirikojmë çdo ditë jetën tonë.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 20:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...