×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vajza e Nikolin Xhojës kandidon në zgjedhjet lokale në Brindizi

Hënë, 21 May 2018 18:11

Durrsakja njëkohësisht artistja e shquar italo-shqiptare Aksinja Xhoja është kandidate për në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Brindizit në listën e partisë Idea me kandidat për kryebashkiak të Brindizit Robarto Kavaleran. Mediat italiane e përshkruajnë me superlative artisten e mirënjohur Aksinja Xhojan. Konkretisht shkruhet: Aksinja është një artiste e madhe italo-shqiptare 64 vjecare. Ajo është njëkohësisht profesoreshë e shquar arti, e diplomuar në kanto, piano dhe për dirigjente orkestre. Theksohet gjithashtu, që ka 29 vjet në Brindizi dhe është bijë artistësh të shquar shqiptarë, por gjyshin nga babai e ka brindizin. Aksinja është e martuar me fotogarfin e mirënjohur nga Brindizi, Marcelo Skardiko, ndërsa vajza e saj Merilini vazhdon traditën e angazhimit në art prej 3-4 brezash nga të dy prindërit.

Për ne shqiptarët është krenari, që një italo-shqiptare,  një durrsake, një artiste e shquar, bijë artistësh të famshëm dhe nënë e një artisteje të talentuar të jetë anëtare e ardhshme e Këshillit Bashkiak e Bashkisë së Brindizit. Kjo Mjeshtre e Madhe e Punës (titull akorduar në vitin 2012) mbetet njëkohësisht një patriote e zjartë shqiptare. Ajo në cdo event artistic, që merr pjesë, u kujton të pranishmëve, që është një artiste sa italiane aq edhe shqiptare. Si kandidate për në këshillin bashkiak ajo premton, që në rast fitoreje do të punojë për forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore, sportive, të transportit etj.  të Brindizit me bregun përballë, me Shqipërinë. Aksinja ka dhënë një kontribut të vecantë për të krijuar lidhje dhe kontakte të bashkive shqiptare me ato italiane me përfitime të ndërsjellta (win-win) si fjala vjen binjakëzimin e Bashkisë Durrës me Bashkinë e Brindizit, Bashkinë Lushnje me Bashkinë Firmo, Bashkinë Himarë me Bashkinë e San Pjetro Vernotikos. Ky binjakëzim i fundit është akt sa patriotik aq edhe diplomatik në funksion anti përrallëzave të Vorio Epirit!
Si artiste e famshme italo-shqiptare, si atdhetare shqiptaro-italiane, si gocë Durrsi, si një vlerë shqiptare në itali, si një shembull tipik i shqiptarëve europianë të tipit “Albanesi brava gente” cdo emigrant shqiptar rezident në territorin e Bashkisë së Brindizit duhet të votojë me patjetër në këto zgjedhje administrative për Aksinja Xhojën. Një votim i tillë do të thotë që shqiptarët, Shqipëria dhe problematika e emigrantëve shqiptarë në Pulje do të kenë një avokate pasionante  e plot bonsens në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Brindizi. Aksinja realisht e meriton që në vitin 2018 të ketë 2 gëzime të vecanta: zgjedhjen në këshillin bashkiak dhe të qenit gjyshe (një dhuratë kjo ne tetor e Merilinit për nënën e saj speciale!)
Shqiptarë votoni AKSINJA XHOJËN!

(Gazeta "Bulevardi")

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...