×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ekspozitë bamirësie, të ardhurat për familjet në nevojë

Saturday, 26 May 2018 16:18

Pasi braktisi profesionin si ekonomiste, Dorjana Merkaj vendosi të ndjekë pasionin e saj. Prej tri vitesh ajo i është përkushtuar botës së ngjyrave.

Ekspozita e parë erdhi pas bashkëpunimit me “Fundjavën Ndryshe” ku të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë. Edhe pse është një artiste mjaft e re në këtë ekspozitë gjen rryma dhe teknika të ndryshme të artit pamor duke filluar që nga ai klasik e për të vazhduar më pas me ekspresionizmin e deri tek mixmedia.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në eksplorim të teknikave të ndryshme. Dhe me periudha të caktuar unë pëlqej diçka të ndryshme, por më së fundmi unë pëlqej të punoj shumë me duar. Një nga pikturat që është realizuar totalisht me duar, gishta është kjo këtu ” Free Spirit” ( shpirti i lirë ) quhet. Mua më pëlqen ta prek bojën dhe ta vendos aty ku duhet dhe ta ndjej me të gjithë qenien time pikturën. Të gjithë mund të vijnë t’i shikojnë të blejnë një pikturë dhe nuk do kenë thjesht një pikturë, por do të ndihmojnë një familje në nevojë”, thotë Dorjana.

“Në familjet ku ne kemi shkuar kemi pikasur disa talente dhe fëmijë të cilët kanë pasur pasion pikturat. Dhe kemi menduar që pikturat e tyre t’i ekspozojmë për t’i nxitur dhe të promovojmë artin e tyre. Të gjitha të ardhurat që do mblidhen nga kjo ekspozitë do të shkojnë për familjet në nevojë, sepse ne besojmë që sfida më e madhe që mund t’i bëjmë varfërisë është përmes promovimit të artit”, thotë Xhefrei Tola Përfaqësuese e Fundjavës Ndryshe.

Ekspozita është çelur pranë Muzeut Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur për tri ditë. 32 telajot kryesisht janë të punuara me bojëra vaji dhe akrilik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...