Zyliha Miloti: Publikun shkodran nuk e ndërroj me asnjë publik tjetër në botë!

E Enjte, 31 May 2018 08:08

Aktorja e mirënjohur e humorit, Zyliha Miloti, “Mjeshtre e Madhe”, ka disa vite që është në pension, por kjo nuk e pengon aspak që të jetë e pranishme në skenë dhe ekran. Së fundi, vetëm pak ditë më parë u prit me duartrokitje nga publiku i kryeqytetit, ashtu si e gjithë trupa e Shkodrës në shfaqjen "Gomari i Babatasit", rast ky për t’u shfaqur sërish nnë media, sikurse edhe në një intervistë për "Rreze Dielli".

Ende pa mbushur 14 vjeç, Miloti u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar. Ndërsa si aktore humori, filloi në moshën 20-vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”. Me një gjysmë shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe me më shumë se 250 premiera shfaqjeje, sot aktorja 72-vjeçare shpreh keqardhje që Shkodra nuk ka më autorë dhe regjisorë të humorit.

“Sot humori është krej ndryshe, problemet janë krejt të tjera. Mendova se në vitet 90 do shkruanin më shumë, por ndodhi ndryshe. Ne nuk kemi në Shkodër ma shkrimtarë të humorit. S’kemi autorë por as nuk kemi regjisorë. Ne si estradë në Shkodër jemi keq, në këtë drejtim. Fatkeqësia është që vijnë me studiu në Tiranë, por nuk vijnë në Shkodër”.

Publikun shkodran nuk e ndërron me asnjë publik tjetër në botë.

“Me publikun e Shkodrës nuk vej asnjë publik në botë e jo në Shqipëri, po edhe këtu ka shumë shkodranë.

Varieteja është gjithmonë e bukur por koha ka ndryshuar”.

E vlerësuar për talentin e jashtëzakonshëm, Zyliha Miloti është padyshim një nga artistet më të mëdha që ka Shqipëria. Shkëlqimi i saj si aktore nuk kornizohet veç në zhanrin e humorit, por shkon edhe përtej tij me role te shumta filmike dhe teatrore.

“Unë jam në pension por punën nuk e kam lënë e nuk do ta lë deri sa të kem frymë. Jemi pak të shqetësum se nuk po dalin talente si dikur në Shkodër, skena ka nevojë për aktorë të rinj e të reja. Kemi mbet pak, se shumë prej artistëve ose janë larguar nga Shkodra, ose nuk jetojnë më”.

Partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur, Tano Banushi dhe e Zef Dedës me të cilin ka luajtur shumë pjesë në Estradë, për shkodranët por dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës, Miloti mbetet e papërsëritshme në karakteret e interpretuara plot pasion gjatë gjithë karrierës së saj.

  Kjo artiste që prej dekadash ka marrë vlerësime të shumta nga publiku dhe kritika, por mbase jo të gjithë titujt e merituar,(titulli me i larte eshte "Mjeshtre e madhe"), megjithatë s'ka asnjë peng, sepse publiku është vlerësuesi më i mirë.E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, Zyliha Miloti është një artiste me botë të pasur shpirtërore.

“Televizionin tuaj e ndjek shumë, lajmet i ndjeki me qënë e informuar. Situatën në Shqipëri e shoh gjithmonë me shpresë. Presim ma shumë, papunësia zgjidh shumë probleme tek populli. Ndodhin shumë gjana kur s'është ekonomia në rregull”.

E bukur, e hijshme, me një buzëqeshje rrëzëllitëse, 72 vjeçarja nuk e ka humbur nurin e saj prej "zoje të randë" sepse Zyliha Miloti kujdeset për të bukurën në çdo detaj të jetës edhe pse ka kaluar shumë vështirësi në jetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...