Klintonët, gjithmonë për shqiptarët dhe me fëmijët e tyre

Saturday, 02 June 2018 13:13

Nga Beqir Sina

Amerikanët në përgjithësi njihen si njerëz shumë të afërt me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Por, në veçanti çdo njeri prej tyre do të kishte një vend të veçantë në lidhjet e tyre me shqiptarët e Amerikës, por asnjeri prej tyre as që mund të krahasohet me Klintonët që gjithmonë janē për shqiptarët, dhe me shqiptarë - shumë të afërt edhe me fëmijët e shqiptarëve në Amerikë.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton e cila në zgjedhjet e fundit në Amerikë ishte në kandidaturë për të parën e shtetit në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale kanë treguar sërish afërsinë e tyre me fëmijët shqiptarë, shkruan Indeksonline.
Më së fundi simbas fotos që po qarkullon në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin, pa saktësuar se ku, kur dhe cili ka qenë takimi fotografia duket se është realizuar me dy fëmijët shqiptar.
Aty duken dy fëmijë të një familje shqiptare në Amerikë, veshur me bluzat e kuqe dhe shqiponjat e zeza në gjoks, që janë takuar me , ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij Hillary Clinton, të cilët u dhurojnë dy fëmijeve shqiptar një fotografi me shumë dashuri, që sot është gëzimi edhe  për të gjithë fëmijët shqiptar në Amerikë - për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 13:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...