Fotogaleri/ Eliza Hoxha acaron serbët: Provokacija! Na solli UÇK-në

Diel, 03 June 2018 17:21

Eliza Hoxha, artistja kosovare që në fillimet e saj publiku e njeh si këngëtare më pas si fotografe e piktore, ka tronditur opinionin publik serb me një ekspozitë që ka mbajtur në Beograd. Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demonstratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit. Bëhet fjalë për një foto nga protestat e vitit 1998 ku studentët ngrinin lart parullën UÇK; një tjetër ku gjithashtu studentët e Prishtinës i bënin të ditur Beogradit se “Kosova, është gjaku që nuk falet”, si dhe një e tretë ku paraqitet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.

Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”, si nismë e BE-së për pajtimin serbo-shqiptar. Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish. Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.

“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.

Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin. Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb. Radikalët e Sheshelit kërkuan ndalim për mbajtjen e kësaj ngjarjeje kulturore dhe nga Tempulli i Shën Savës ata akuzuan Beogradin se po diskriminon serbët.

Por Eliza Hoxha ftoi për të mos e dramatizuar çështjen. Në një prononcim që B92, ajo tha: “I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime.

Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetën. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi që i kemi sjellë prapë këtu”, tha artistja kosovare.

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 17:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...