Maqedoni, VMRO në protestë: Zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike

Hënë, 04 June 2018 10:32

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është e drejtë legjitime, por nevojitet demokratizim dhe ndryshime brendapartiake në VMRO-DPMNE. Ky është reagimi i parë i nismës për reforma në VMRO lidhur me tubimin e mbrëmshëm të partisë. Megjithatë, konsiderojnë se lidhur me qëndrimet rreth emrit, partia duhet të tregojë pragmatizëm.

“Duhet të jemi pragmatik, qëndrimi final duhet të merret sipas rrethanave dhe mundësive në periudhën e ardhshme, pasi dinamika lidhur me kontestin ka qenë e madhe deri më tani, në mënyrë plotësuese dy deri tre fish do të rritet në dy muajt e ardhshëm, kështu që, është e drejtë legjitime e liderit të opozitës t’i theksojë këto të drejta, tani nëse ato do të japin rezultat dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe çfarë do të thotë kjo në aspekt kohor, radhën e ka pushteti aktual. Çështjet më të mëdha me të cilat duhet të ballafaqohet kryesia aktuale e VMRO-DPMNE-së do të vijojnë tek tani”, deklaroi Ilia Iliovski nga “Nisma për reforma në VMRO-DPMNE”.

Në protestën e parë antiqeveritare kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, që do t’i zbatojë Qeveria teknike dhe kryetari i KSHZ-së nga radhët e opozitës.

Mickovski kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të mposhtur Zaevin. Rreth çështjes së emrit, Mickoski përsëriti se opozita nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës për ndërrimin e emrit të shtetit.

Analisti Albert Musliu tha se protesta e mbrëmshme më tepër i ngjasonte konsolidimit brendapartiak se sa protestës opozitare. Ai tha se ndryshimi i kushtetutës është i pamundur me përbërjen e tillë të parlamentit.

Edhe pse nuk u parait në protestë, ish-kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski nëpërmjet FB e cilësoi protestën si të suksesshme dhe fuqishme.

Nga LSDM shprehen se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është blof, ndërsa akuzuan Mickovskin se vazhdon të ndjekë rrugën e Nikolla Gruevskit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...