Shqiptarët plagosin në burg bosin e mafias greke

Tuesday, 05 June 2018 20:34

Yiannis Skafturos, njeriu i cili sipas policisë, ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi i ekzekutuar në Janar, u plagos me thikë në Burgun e Korydallos. Sipas raportimeve të medieve greke, një shqiptar, i njohur si ekzekutor me pagesë dhe dy bashkatdhetarë të tij, akuzohen se kanë sulmuar me thikë Yiannis Skafturos, pak pas kthimit të tij nga një spital, ku ishte transferuar për probleme shëndetësore.

Raportimet e medieve helene e lidhin atentatin me një “kontratë vdekjeje”: Një nga shqiptarët i dyshuar si autori i sulmit të sotëm në burg, është kontraktuar nga Vassilis Stefanakos për të vrarë një tjetër baron të mafies për 30.000 euro. Atentati u realizua po në një burg disa vite më parë, por shënjestra arriti të mbijetonte. Pas kësaj, ka pasur mosmarrëveshje për pagesën mes palës porositëse të atij atentati dhe shqiptarit.

“Duket se çmimi i mosmarrëveshjes u pagua me sulmin e sotëm”, raportojnë mediat greke.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...