Bashkëjetesa dhe toleranca virtyte të Kosovës, të parandalohen incidentet

E mërkurë, 06 June 2018 13:37

Duke qenë së muaji qershor mbart data të shënuara për Kosovën, Presidenti Thaçi përmes një postimi në faqen e tij “Facebook” ka shkruar se institucionet e sigurisë duhet të kenë kujdes të veçantë për të parandaluar incidentet e mundshme që mund të ndodhin gjatë manifestimeve. Bashkëjetesa dhe toleranca kanë qenë, janë dhe do të mbesin virtyte të shoqërisë sonë, ka theksuar Thaçi.

Statusi i plotë i Presidentit Thaçit:

Kosova ka shënuar progres të dukshëm në ndërtimin e raporteve të mira ndëretnike në mes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. Bashkëjetesa dhe toleranca kanë qenë, janë dhe do të mbesin virtyte të shoqërisë sonë. Por, janë shqetësuese edhe ato pak incidente ndëretnike që janë shënuar në ditët e fundit. Këtyre sjelljeve duhet t’ua ndalim rrugën menjëherë dhe të mos lejojmë që të bëhen të pranueshme në shoqërinë tonë. Në muajin qershor, të gjitha komunitetet e Kosovës kremtojnë ditë dhe data të shënuara. Këto duhet të respektohen nga të gjithë dhe të dënohet çdo cenim apo përpjekje për të penguar shënimin e tyre. Nga institucionet e rendit dhe sigurisë, kërkoj që të kenë kujdes të shtuar në marrjen e të gjitha masave për parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm gjatë këtyre manifestimeve.HSH

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 14:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...