×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Brukseli pa përgjigje për planin amerikan rreth Kosovës

E mërkurë, 06 June 2018 19:03

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së personalisht i raporton vendet anëtare të BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mbi takimet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit. Po ashtu, ekipi i saj jep informacionin mbi procesin e dialogut për përfaqësuesit e BE-së dhe brenda grupeve punuese të Këshillit të BE-së.

Kështu ka thënë për BETA zëdhënësja Federica Mogherini, Maja Kocijanciq, me rastin e raportimit të mediave se shtetet anëtare të BE-së kërkojnë të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë, për shkak se janë të pakënaqura me mungesën e informacionit, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kocijanciq tha se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), i kryesuar nga Mogherini, nuk komenton shkrimet e mediave. Ajo nënvizoi se “shërbimi i vullnetit të mirë në dialogun Beograd-Prishtinë ofrohet nga përfaqësuesi i lartë i Mogherinit”.

Burimet e EEAS nuk deshën të përgjigjen nëse kanë konfirmimin se SHBA ka dërguar një propozim në katër parime kryesore për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme Beograd-Prishtinë.

Disa media raportuan se disa anëtare të BE-së janë të pakënaqura për shkak se janë “përjashtuar plotësisht nga dialogu  që është duke hyrë në një fazë vendimtare” dhe se në takimin e liderëve të BE-së në fund të qershorit do të kërkohet që në konkluzionet të merren obligimet se edhe anëtaret e BE-së të jenë të përfshira direkt në dialogu, gjë të cilën thuhet se po e kërkon sidomos Spanja dhe anëtaret e Grupit të Vishegradit.

Burime të BE-së thanë për BETA se në samitin e BE-së në qershor do të mbahet diskutim për strategjinë e mëtejshme të Unionit kur bëhet fjalë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe për shkak të rezistencës së forcave politike dhe publikut në disa vende të Bashkimit, tani ekzistojnë qëndrime të ndryshme për atë nëse në këtë proces të ndërlikuar dhe të gjatë do të nënkuptonte si “anëtarësim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...