Spanjë, arrestohen 14 trafikantë që dërgonin shqiptarë në Angli

E Enjte, 07 June 2018 16:47

Një linjë e trafikut të klandestinëve që dërgonte shqiptarë drejt Britanishë së madhe është shkatërruar në Spanjë, ku policia prangosi 14 anëtarët e këtij rrjeti kriminal.

Drejtuesi i kësaj bande ishte një shqiptar, ndërsa në përbërje të grupit ishin edhe 3 shqiptarë të tjerë, me role kyçe në transportin e emigrantëve të paligshëm.

Nga Shqipëria, ku niseshin, klandestinët kalonin përmes Spanjës, për të arritur më pas në Britaninë e Madhe, ku paguanin nga 6 mijë euro. Në shumicën e rasteve udhëtonin të fshehur në kamionë. 

Drejtuesi shqiptar i këtij rrjeti kriminal, emri i të cilit nuk bëhet publik, kishte tentuar 8 herë të hynte në mënyrë klandestine në Angli në vitin 2016 dhe 2017. Gjithashtu, u zbuluan disa udhëtime sporadike të tij, në të cilat, kishte blerë kokainë, duke e shpërndarë me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të tij. Ky grup kriminal u shkatërrua në një shtëpi private në qytetin Pielagos dhe operacioni u kodua “Almar”. 

Pjesëtarët e tjerë të rrjetit ishin spanjollë, marokenë dhe kolumbianë. Në pranga ranë edhe 2 gra, një nga Kolumbia tjetra nga Spanja, ndërsa një grua tjetër shqiptar dhe 2 të mitur, gjithashtu shqiptarë, do të deportohen në vendin tonë. Në banesë u gjetën edhe 17 kg hashash, rreth 300 gram kokainë dhe disa dokumente shqiptare dhe angleze. Ky është operacioni i radhës që zbulon rrjetet kriminale që trafikojnë qenie njerëzore, ndërsa në Shqipëri janë zbuluar të paktën 4 raste të tilla, brenda pak muajsh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...