×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E rëndë/ Babai inskenon rrëmbimin e djalit në Kosovë. Ja arsyeja..

E Enjte, 12 Prill 2018 19:30

Ky lajm ka bërë bujë në të gjitha mediat dhe ka shqetësuar mbarë opinionin publik.

Ky rast është raportuar më 08.04.2018, por sot, policia bashkë me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, gjatë hetimit të rastit kanë arritur në përfundim se ky rast nuk ka të bëjë fare me rrëmbim.

Madje, këtë e ka pranuar edhe vetë i mituri, Erlis Tafa, por edhe babai i tij, Adem Tafa.

Në një komunikatë për media e dërguar nga policia, thuhet se zbardhja e këtij rasti, është arritur pas sigurimit të të gjitha provave relevante, ndërkaq, sot, në prani të punëtorit social dhe të psikologes, është intervistuar i mituri, Erlis Tafa, i cili e ka pranuar se rasti është inskenuar.

Sipas tij, rastin e ka inskenuar bashkë me dy djemtë e xhaxhait të tij, me punë në Belgjikë, (V.T.21 vjeç dhe D.T.19 vjeç).

I mituri Erlis Tafa, gjithashtu, ka deklaruar se rastin e kanë inskenuar me qëllim që i njëjti të përfitojë dokumentacionin valid të shtetit të Belgjikës.

Policia e ka intervistuar edhe babanë e të miturit, Adem Tafa, i cili e ka pranuar dhe vërtetuar se rasti është inskenuar, por sipas tij, ai nuk kishte qenë në dijeni.

Lidhur me hetimet e këtij rasti është njoftuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt si, ”Lajmërim apo kallëzim i rremë", ndërsa SRH do të vazhdojë me hetimet e mëtejshme të rastit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...