Mjetet super luksoze të shqiptarëve e “çmenden” Nju Jorkun

Tuesday, 12 June 2018 08:52

Nga Beqir SINA - New York City

Automjetet ultra luksoz, me simbolet më të spikatura shqiptare - kuq e zi, të shqiptareve, në Amerikë, Tipe nga 10 makinat dhe 10 motroçikletat me çmime shumë të larta si: “Bentley”, “S-Class 2018 (S63)”, “GTS AMG”, “Nissan GTR” dhe shumë lloje të tjera, në Paradën Shqiptare 2018, e “çmenden” Nju Jorkun

NEW YORK CITY : Grupi i Motoçiklistëve “Son of Illyria”, dhe ai i motoçiklistëve “Dibra”, individ të pasionuar pas makinave dhe motoçikletave shumë të shtrenjta, parakaluan në Paradën e Shqiptareve 2018, në bulevardin “America”, mes rrugëve 42 Street, dhe 53 Street nëpërmes një “zhurme” të fort që tërhoqi vëmendjen njujorkezëve dhe turisteve vendas e të huaj, me "bishat" superluksoze, hijeshuar flamuj kuq e zi dhe simbolet tona kombëtare.

 Është bërë si traditë e Paradës së përvitshme të shqiptarëve, që jetojnë në Zonën e Tri-Shteshit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që parakalojnë në rrugët e qytetit Manhattan - në New York City, që dhjetëra shqiptar të dalin në këtë paradë me mjetet e tyre teper luksoze, makina dhe motora që kushtojnë shumë shtrenjtë, veshur ato me flamujë kuq e zi dhe atë Amerikan, simbolet e ndryshme kombëtare, madje në veshjet e tyre,(xhaketat e zeza të lëkurës), bie në sy edhe harta e Shqipërisë Etnike ose Mbretëreshës Teuta.

Flamuri i Shqipërisë Etnike , “AUTOCHTHONOUS”, që nxiti reagime të shumta tre vjet më parë, pasi që u valëvit në zemrën e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, tash më është bërë tradicional te shqiptarët, kudo që janë ata veshin kuq e zi, edhe rrugët e sheshet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjetet motorike, të cilat morën pjesë në Paradën Shqiptare, më 9 Qershor 2018, kapin çmime marramendëse, ku një makinë në tregun ndërkombëtar të automjeteve kushton afro 500 mijë dollar dhe një motor mbi 100 mijë dollarë.

Automjetet ultra luksoz, me simbolet më të spikatura shqiptare - kuq e zi, të shqiptarve, Tipe nga 10 makinat dhe 10 motroçikletat me çmime shumë të larta në tregun botëror të makinave si: “Bentley”, “S-Class 2018 (S63)”, “GTS AMG”, “Nissan GTR” dhe shumë lloje të tjera, në Pardën Shqiptare 2018, pothuajse e “çmenden” Nju Jorkun.

Në këtë pjesë të kësaj parade, që është si një "auto show" për shqiptarët, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, Presidentet i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane , me një makinë klasike Cadillac, në të cilin kishte vendosur një mbulesë të kuqe me shqiponjat e zeza me dy krena mbi të .

Në këtë Paradë Shqiptare organizuar nga Organizata Rrënjët Shqiptare (Marko Kepi President, Nick Beqi N/President dhe Enkolana Mundia Çekaj(, shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...