Emri i ri i Maqedonisë përshëndetet edhe nga BE

E mërkurë, 13 June 2018 09:52

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn e pershëndetën përmes një deklarate të përbashkët zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, që i jep fund një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes Shkupit dhe Athinës.

Kjo është jo vetëm e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të maqedonisë, por do të ndihmojë dhe në zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithesi thuhet në deklaratë.

Dy zyrtarët e lartë të bllokut shprehen konsideratë për personat që kontribuuan në arritjen e kësaj marrëveshje të cilësuar historike. Por lideri i parties më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski reagoi ashpër menjeherë pas vulosjes së paktit duke deklaruar se kjo ishte nje ditë e vështirë për Republikën e Maqedoninë dhe për qytetarët e saj.

Mickoski e quajti këtë zhvillim një marrëveshje kapitullimi.

“Pa marrë parasysh se si Zoran Zaev demonstron eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-ja nuk u përfshinë në bisedime, tani është e qartë pse. Në thelb, e ashtuquajturat kontrate është pranimi i të gjitha pozicioneve greke”, u shpreh ai.

Greqia ka luftuar të ndryshohet emri i Maqedonise qe kur vendi shpalli Pavaresinë në 1991-shin. Ngërci 27 vjeçar mes dy vendeve fqinj u mbyll një ditë më parë falë emrit të ri “Republika e Maqedonise Veriore”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të parat që e përshëndetën marrëveshjen.

Përmes një deklarate, DASH theksoi se nga zgjidhja e asaj që ishte kthyer në “nyjën gordiane” të emrit do të përfitojnë të dy vendet, si dhe siguria e zhvillimi rajonal. /tch/

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...