“Dënoi” me vdekje qeverinë për çështjen e Maqedonisë, arrestohet gazetari grek

Premte, 15 June 2018 09:09

Gazetari i njohur grek, Stefanos Chios, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes me urdhër të Prokurorisë.

Arrestimi i tij vjen pas publikimit në faqen e parë të gazetës “Makeleio” të disa fotomontazheve të Kryeministrit Alexis Tsipras dhe ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias të gjakosur, ndërsa Presidenti Prokopis Pavlopoulos shihet i shtrirë në tokë nga plumbat, botim ky që vjen në valën e diskutimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet”, – është titulli i madh i gazetës, ku shtohet se “I dhanë Maqedoninë tonë shqiptarëve-sllavë me emrin e rremë “Maqedonia Veriore”.

Mediat greke shkruajnë se Chios u arrestua jashtë zyrave të gazetës së tij. Ai do të hetohet lidhur me këtë botim, duke analizuar nëse përbën vepër penale me argumentin se botime të tilla mund të nxisin kriminalitetin ndaj krerëve të shtetit.

xios2

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 09:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...