Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ka ndërruar jetë pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Ka qenë vetë Haradinaj ai që ka dhënë lajmin e hidhur përmes një postimi në ‘Facebook’.
Sipas tij varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e hënë në Gllogjan.
POSTIMI I HARADINAJT
 Të dashur miq,
 Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
 Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan.
 Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!
RH
																					
								
 
 
						





