Minatorët e Trepçës: Grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë

Tuesday, 19 June 2018 10:32

Minatorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës kanë mbajtur grevë një orëshe duke nisur nga ora 08:00.

Ata kundërshtojnë Draftstatutin e Trepçës e nxjerr nga Qeveria, ku thonë se nuk janë përfshirë vërejtjet dhe kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka thënë për Klan Kosova se i japin afat deri të hënën e ardhshme Qeverisë, që t’i përfshijë edhe kërkesat e tyre në draftstatut.

“Nëse vërejtjet tona dhe kërkesat nuk përfshihen atëherë nga e hëna ose do të futemi në grevë të përgjithshme ose do ta dalim në rrugë me protesta”, ka thënë Sadiku.

Ai ka thënë se kërkesë e tyre është që në këtë statut të vendoset lista e aseteve të Trepçës si dhe të qartësohen të drejtat e punëtorëve.

“Edhe sot kemi mbajt grevë njëorëshe në të gjitha njësitë në nivel kombinati për ta paralajmëruar qeverinë, derisa të plotësohen kërkesat tona se nuk do të ndalemi”.

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 10:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...