Hungaria: BE të anëtarësojë sa më shpejtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Hënë, 25 June 2018 21:27

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto ka pohuar se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë zgjerimin për të përfshirë vendet nga Ballkani Perëndimor. 

Sipas planit aktual të BE-së, as vendet me përparimin më të madh drejt anëtarësimit nga Ballkani Perëndimor, Serbia dhe Maqedonia, nuk pritet të hyjnë në bllok para vitit 2025, raporton Reuters.

“Duhet të zgjerojmë BE-në sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Szijjarto në organizatën londineze “Chatham House”, duke thënë se nuk duhet që ato vende të presin edhe shtatë vjet për të kaluar këtë proces.

“Dëshirojmë të shohim BE-në me 28, 29, 30 anëtarë. Ballkani Perëndimor është vend ku tensionet mund të shfaqen”.

Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar planet e BE-së për të lejuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë si pasojë e brengave se vendimi mund të ushqejë edhe më shumë ndjenjën anti-emigrim në bllok, kanë thënë diplomatët e BE-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...