Haradinaj: Nesër raporti për vizat, ende nuk është kryer puna

E mërkurë, 27 June 2018 11:42

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se Kosova do të marrë dritën jeshile nga Këshilli Evropian rreth heqjes së vizave. Kështu të paktën është shprehur shefi i ekzekutivit pas takimit që zhvilloi me drejtoreshën e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera.

“Shpresoj që së shpejti konkluzionet do të vijnë që liberalizimi do të bëhet realitet, më vjen mirë që e tha ajo (Calavera v.j.) Komisioni do ta japë mendimin e vet, propozimi e vet. Propozimi do të diskutohet në Parlament dhe Këshill të BE-së. Edhe pse mendojmë se do ta kemi vlerësimin pozitiv, prapë nuk është kryer puna. Jemi në një proces serioz që jemi si Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, punë serioze tani e tutje do të kenë organet e sigurisë, respektivisht Policia e Kosovës dhe MPB-ja. “Njëra prej punëve që do ta bëjmë është mos të dërgojmë porosit të gabuar prej Kosovës. Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të rris bashkëpunimin me vendet evropiane”, u shpreh ai.

Ndryshe, nesër (28 qershor) Këshilli Evropian pritet që të jap një mesazh përfundimtar rreth ecurisë që Kosova ka bërë në drejtim për heqjen e vizave. Njëri prej organeve kryesore të BE-së do të sqarojë pozicionimin e saj rreth raportit dhe punëve që janë bërë për këtë proces.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...