“Viti 2018 është vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”

Premte, 29 June 2018 15:01

SHBA dëshiron që Beogradi dhe Prishtina zyrtare të arrijnë zgjidhjen me kompromis të çështjes së Kosovës, ndërsa ky është viti vendimtar për zgjidhjen e saj, nëse Serbia dëshiron integrim në BE, deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Në pyetjen se çfarë përfiton Serbia, nëse mund të fitojë, ambasadori Scott deklaroi se sa i përket asaj se çfarë përfiton Serbia e çfarë Kosova, kjo në të vërtetë është pjesë e kompromisit dhe dialogut, njoftojnë mediet serbe.

”Ne vetëm duam të inkurajojmë palët që t’i shpejtojnë konsultimet, të jenë të hapura për secilin propozim, të arrijnë deri aty sa të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës e Serbisë, ne do të jemi të gatshëm të shikojmë pozitivisht, pavarësisht se cila marrëveshje mund të jetë e pranueshme për të dyja palët”, deklaroi ambasadori Scott, transmeton RTK.

Ambasadori Scott shtoi se dialogu tani po hyn në fazën intensive dhe takimi i javës së kaluar i të dy liderëve, Thaç-Vuçiç, ishte pozitiv.

Më tej, ambasadori Scott mendon se dialogu duhet përshpejtuar që të mund të arrihet një zgjidhje e përhershme në mes të dyja vendeve.

”Ne duam inkurajojmë Prishtinën e Beogradin që të arrijnë deri te kompromisi, sepse nuk do të ketë marrëveshje pa kompromis”, theksoi ndër të tjera ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...