Shqiptarët plagosin djalin e prezantues së njohur italiane

Hënë, 02 July 2018 10:44

Me akuzën e tentativës për vrasje, policia italiane e qytetit të Milanos ka vënë nën pranga 4 persona dy shqiptarë e 2 italianët të cilët një ditë më parë kanë qëlluar me thikë Nicola Bettarinin, djalin 19 vjeçar të prezantuese së njohur italiane Simona Ventura dhe ish futbollistit Stefano Bettarini.

Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23 e 29 vjeç ndërsa dy italianët 24 e 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në diskotekën Old Fanshion të Milanos,  ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një grindje mes grupit të miqve të tij e disa të rinjve 

19 vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën. Sipas rrëfimit të babait të tij Stefano Bettarini, Nicola është qëlluar me thikë ndërsa tentonte të ndihmonte një mikun e tij.

Prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura  ka deklaruar për mediat "se falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë kurajoz."

"Në ora 5 të mëngjesit të së dieëls, mora një telefonatë që çdo nënë nuk do donte ta merrte" është shprehur ajo, por falënderoj Zotin që gjithçka shkoj mirë.

Rreth mesditës policia italiane me një konferencë shtypi do të zbardh detajet e arrestimit të  4 personave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...