Ali Ahmeti: Javën e ardhshme Maqedonia merr ftesën për NATO

Premte, 06 July 2018 11:42

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e javës së ardhshme të Aleancës në Bruksel.

Ahmeti i bëri këto komente gjatë takimit me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada, ku diskutuan rreth aktualiteteve politike në vend por edhe mbështetjes zvicrane për institucionet dhe proceset në Maqedoni.

Lideri i BDI-së, Ahmeti fillimisht foli për situatën politike me c’rast vlerësoi arritjet e mëdha brenda vitit të parë të qeverisjes siç janë rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, reformat urgjente, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bulgarinë dhe marrëveshja për kontestin e emrit me Greqinë.

Ahmeti theksoi që Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e javës së ardhshme të Aleancës në Bruksel, ndërsa muajin e kaluar përfituam edhe datën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Në vijim, Ahmeti foli për rëndësinë e veçantë që BDI i vë reformave në gjyqësor dhe në përgjithësi reformave sistemore, duke shtuar se sundimi i ligjit është parakusht edhe për zhvillim ekonomik dhe kredibilitet të institucioneve të vendit.

Ambasadorja e Zvicrës, Tejada elaboroi projektet e mbështetura nga Zvicra në Maqedoni, përfshirë edhe aktivitetet e parapara në drejtim të bashkëpunimit me partitë politike me ç’rast Ahmeti tha që BDI mbështet tërësisht këto përpjekje dhe u shpreh faleminderues ndaj qeverisë zvicrane për gjithë ndihmën e dhënë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...