Vrasja në Reçicë, 4 nga të akuzuarit dënohen me nga 4 muaj burg

Saturday, 07 July 2018 10:17

Katër nga të akuzuarit për vrasjen në Reçicë të Tetovës në fillim të muajit prill, dënohen me nga 4 muaj burg. Ridvan Dervishi, Lulzim Bitri, Halil Kamberi dhe Sabit Rexhepi u dënuan me masën afër minimales sa parashikon vepra pjesëmarrje në rrahje.

I akuzuari Lulzim Bitri, shtetas i Shqipërisë, pas vuajtjes së dënimit do të ketë ndalesë prej 5 viteve për hyrje në Maqedoni.

Avokatët mbrojtës, duke u bazuar në dëshmitë që posedojnë, u deklaruan se nga gjykata kanë pritur dënim me kusht ndaj klientëve të tyre. Megjithatë, ata do ta ankimojnë vendimin.

"Si dënim mendojmë se është shumë rigoroz, nga fakti se këta të katërt janë edhe të dëmtuar tash edhe të dënuar me nga katër muaj heqje lirie. Besoj që në bazë të konsultave që do i bëjmë me të akuzuarit do shohim nëse do shkojmë në fazën e ankesës por besoj që do ketë edhe ankimim rreth sanksionit meqë procedura e gjitha ka shkuar në suaza të ligjit. Nuk e prisnim ne këtë por megjithatë është vendim i gjyqit dhe ne duhet ta respektojmë ashtu si e bien ligji", deklaroi Miralem Asani. Avokat mbrojtës

Në anën tjetër, të akuzuarit nga familja Misini, para trupit gjykues seancën e kaluar u deklaruan të pafajshëm, pasi që sipas tyre ata kanë qenë viktima të rastit.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 korrik, ku edhe do të dëgjohen ekspertët dhe dëshmitarët okular. Më pesë prill, nga nga incidenti armatosur në Reçicë të vogël mes dy grupeve rivale nga Kumanove, mbeti i vrarë Naip Rexhepi ndërsa u plagosën, Sabit Rexhepi dhe Florim Misini.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...