Albright: Kosova, gjëja për të cilën jam shumë krenare në jetë

E mërkurë, 11 July 2018 07:12

Kur lufta e Kosovës, e nisur në vitin 1998, mori përmasa shqetësuese, NATO-ja ndërhyri me sulme ajrore.

Në atë kohë sekretare e Shtetit në SHBA, Madeleine Albright mund të konsiderohet shtysa kryesore për vendimin e ndërhyrjes ushtarake.
Në një intervistë për BBC-në, Albright ka kujtuar përvojën e saj me luftën e Kosovës dhe takimet me Sllobodan Millosheviçin, transmeton televizioni publik.
Albright thotë se lobimi për nisjen e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë është puna për të cilën ajo ndihet më shumë krenare në karrierën e saj.
“Kur më pyesin se cila është gjëja për të cilën jam më krenare, padyshim Kosova. Nuk mund ta lejonim diçka të tillë, ishte genocid. Po bëhej spastrim etnik. Njerëzit po nxirreshin nga shtëpitë e tyre jo për atë që kishin bërë, por për atë se kush ishin. Mendova se do të kishte kuptim për SHBA për të përdorur influencën tonë te të tjerët për të ndaluar këtë spastrim etnik”, rrëfen ajo.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit e kujton Millosheviçin si një njeri mizor dhe të sigurt në vetvete, në atë masë saqë arriti t’i hiqte asaj buzëqeshjen tipike të një amerikaneje që i shtrëngon dorën dikujt në një takim zyrtar.
“Veprimet e Millosheviçit, që ishte një hipernacionalist, dhe kishte vendosur se kishte vendosur të hiqet qafe njerëzit që ishin ndryshe nga modeli i tij i nacionalizmit serb, më bënë të mendoj që duhej të bënim diçka.
Ai dukej si dikush që mendonte se ishte shumë tërheqës dhe i zgjuar.
Ai ishte shumë i sigurt për veten. Ai e mendonte veten si një njeri elegant, por ajo që po bënte nuk ishte aspak elegante.
Është e pamundur për një amerikan t’i shtrëngojë dorën dikujt pa buzëqeshur, por kur e pashë në Beograd isha e vendosur për të mos buzëqeshur.
Fotot e mia të asaj kohe e tregojnë këtë”, kujton Albright.

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 09:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...