BB: Maqedonia model suksesi për bazat moderne të prodhimit

E Enjte, 12 July 2018 13:35

Qeveritë në Maqedoni në dy dekadat e fundit e kanë orientuar prodhimin drejt sektorëve me vlerë të shtuar, duke i kthyer eksportet nga burimet natyrore tek prodhimet për industrinë automative. Banka Botërore në një material të posaçëm studimor vlerësoi vendin fqinje si një model suksesi për reformat në orientimin e sektorit të fabrikave drejt vlerës së shtuar.

Për shkak të paketës së re për IHD -të në vitin 2000 filluan që industritë e automobilave të zgjerojnë bazat në Maqedoni.  Bazat moderne  të prodhimit të orientuara nga eksporti e kanë integruar vendi fiqnjë në zinxhirët e vlerave globale.

Maqedonia tërhoqi me sukses kompaninë Tier 1, Johnson Controls (me bazë në SHBA) dhe Johnson Matthey (Në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar) të cilat ngritën njësitë e tyre të prodhimit në Shkup. Johnson Controls hapi një fabrikë prej 40 milionë dollarësh amerikanë atje për të prodhuar komponentët e paneleve elektronike në vitin 2007, dhe Johnson Matthey hapi një fabrikë 70 milion euro për të prodhuar katalizatorë dhe më pas hapi një linjë të dytë me me një investim 60 milionë euro.

Këto dy kompani dominojnë eksportet në Maqedoni. Po tashmë kompani të tjera gjermane, amerikane, dhe kohët e fundit, kompani belge kanë nisur të transferojnë prodhimin e disa komponentëve në Maqedoni, duke zëvendësuar partnerët tradicionalë tregtarë, si Kosova, Bullgaria dhe Serbia.

Hyrjet e IHD-ve në lidhje me sektorin e automobilave janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2011, duke rritur eksportet dhe duke krijuar vende pune. Të paktën 15 investitorë të huaj nga industria automative në Bullgari kanë hapur linjat e tyre në Maqedoni që nga viti 2007.

Banka Botërore shprehet se Maqedonia ka punuar në mënyrë aktive për të transformuar ekonominë e vendit dhe për ta vënë atë në një trajektore më e lartë, me rritje të bazuar në teknologji. Për një vend të vogël, pa dalje në det, me një popullsi të vogël dhe një bazë e dobët industriale, ajo ka ditur të krijojë një ekonomi konkurruese të orientuar nga eksporti dhe të integruar në zinxhirët e vlerave globale. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...