NATO: Nuk mund të ketë krahasim mes Kosovës dhe Krimesë

Diel, 15 July 2018 13:04

Zyrtari i lartë i NATO-s, i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë, Robert Pszczel‏, ka thënë se qëndrimi i NATO-s lidhur me çështjen e Kosovës dhe Krimesë është i qartë dhe nuk ndryshon.

Pszczel ‏duke folur për gazetën serbe “Blic”, vlerësoi se “krahasime të tilla janë krejtësisht të gabuara”.

“Nuk ka asnjë ngjashmëri. Bëhet fjalë për situata krejtësisht të ndryshme. Çështja e Kosovës ka qenë në agjendat ndërkombëtare me vite të tëra, sepse të gjithë e dimë se pse NATO-ja ka vepruar, dhe është e rëndësishme të dihet se për ngjarjet atje kanë reaguar shumë organizata ndërkombëtare, duke filluar me OKB-ja, dhe se janë nxjerr rezoluta dhe janë marrë gjykime nga Tribunali Ndërkombëtar”, tha Pszczel‏, përcjell Telegrafi.

Ai tha se rasti i Kosovës absolutisht nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë. “Deri në vitin 2014 kjo pjesë e Ukrainës, e cila për ne ende është e Ukrainës, sepse nuk e njohim aneksimin, nuk kishte asnjë shenjë se Krime ishte në ndonjë agjendë, nuk kishte ndonjë ankesë ndaj trajtimit të ndonjë grup etnik në Krime. Më e dhimbshmja e kësaj  është se në Krime ka pasur paqe deri atëherë. Pra, faktikisht është ia pasaktë krahasimi mes Krimesë dhe Kosovës”, tha Pszczel‏.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...