Rusia po paguan për protesta të dhunshme dhe destabilitet në Maqedoni

Tuesday, 17 July 2018 08:26

“Përfaqësuesit rusë që ishin këtu dhe të tjerë nga Moska, nuk fshihnin se janë kundër integrimit tonë në NATO… Disa prej tyre kanë lidhje me mediat, disa prej tyre i inkurajojnë të rinjtë që të protestojnë para Parlamentit, t’i sulmojnë policët… kjo është e qartë”.

Kështu është shprehur Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke akuzuar sipërmarrësit prorusë se po financojnë grupe në Maqedoni për të shkaktuar trazira para referendumit. Sipas tij, këta afaristë grekë kanë paguar shtetas maqedonas prej 13.000 deri 21.000 dollarë që të kryejnë akte të dhunshme para referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.

Prokuroria Publike e Maqedonisë ende nuk është prononcuar lidhur me këto pretendime të kryeministrit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu nuk ka dhënë detaje për rastin, duke theksuar se për çështje të ndjeshme nuk do të prononcohet për mediat. Hetimet, tha ministri Oliver Spasovski, “nuk i zhvillojmë përmes mediave”.

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 08:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...