Ambasadori i SHBA: Në Bruksel mund të flitet edhe për territore

E Enjte, 19 July 2018 19:37

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nuk ka dashur të flasë nëse ndonjë ndryshim i territorit apo ndarje e Kosovës, si zgjidhje përfundimtare e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja palëve, sërish mund të dalë në tavolinë. Diplomati nuk e konsideronte këtë opsion si zgjidhje, në intervistën për Rubikon të KTV-së, ndërsa zgjodhi që mos të përgjigjet për këtë çështje. “Nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në kë sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, ka thënë Delawie. Ambasadori Delawie gjithashtu ka folur për largimet e serbëve nga FSK-ja, duke i quajtur për keqardhje kërcënimet që iu bëhen pjesëtarëve serbë.

“Mendoj se është për të ardhur keq që ka pasur trysni të jashtme në pjesëtarët serbë të FSK-së. Këta njerëz po përpiqen t’i shërbejnë vendit të tyre; po përpiqen t’i shërbejnë komunitetit të tyre dhe kjo trysnia e jashtme, shantazhi, kërcënimet, ngacmimi i familjeve kur e kalojnë kufirin kanë qenë shumë negative për komunitetin e serbëve të Kosovës. Është për keqardhje. Në një shoqëri me të drejta të njeriut si Kosova, ju do të duhej të keni mundësi ta zgjidhni punën tuaj dhe mendoj se kjo është një lloj ndërhyrjeje në të drejtat e njeriut të këtyre personave. Jam shumë solidar me ta përballë trysnisë së cilës i janë nënshtruar këta pjesëtarë të FSK-së”, ka thënë ai.

E kërkesën opozitare për zgjedhje të reja, Delawie e konsideroi si humbje kohe. Ai theksoi se përderisa nuk janë 61 vota për ta rrëzuar qeverinë, atëherë më mirë do të ishte që partitë të përqendrohen se çka mund të bëjnë për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të gjithë njerëzit.

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 19:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...