Gjermania hap dyert, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar punë

Hënë, 23 July 2018 10:02

Mungesa e profesionistëve në Gjermani ka bërë që ky shtet të hapë dyert për punonjës nga vendet e Ballkanit. Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, kërkon që për degë të caktuara të ekonomisë të krijojë lehtësira në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë.

Në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë për degë punë si infermieria në azilet e pleqve, ku ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Kjo vizë me kufizim mund t’u mundësojë atyre të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani, tha ministri gjerman. Në këtë procedurë nuk përfshihet marrja e kontributeve sociale.

Hubertus Heil:

“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vij për një gjysmë viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu. Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit. Synimi është të kemi sa më pak procese burokratike, për ata që kërkojnë punë”.

Me kërkesë të socialdemokratëve, koalicioni me bazë të gjerë në Gjermani synon që deri në fund të këtij viti të nxjerrë një ligj, që rirregullon ardhjen e fuqisë së huaj punëtore të kërkuar nga ekonomia. Kjo do të lehtësojë mundësitë e punësimit për jo-akademikët. Me këtë synohet të reduktohet edhe migracioni ilegal.

Ideja e lejes së kufizuar të qëndrimit për fuqi të huaj punëtore pa arsim të lartë mbështetet edhe nga ekonomia gjermane. Sipas revistës “Spiegel”, ajo është pjesë një plani shtatë pikësh të Shoqatave Federale Gjermane të Punëdhënësve, (BDA).

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...