Vuçiç sulmon Peshkopin Teodosije, tregon hapur se e do Veriun e Kosovës

E mërkurë, 25 July 2018 12:56

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se e mbështet opsionin e ndarjes së Kosovës respektivisht marrjes së Veriut të Kosovës duke i reaguar Peshkopit Teodosije i cili kundërshtoi këtë opsion nëpërmjet një letreje të hapur.

Tedosije ka thënë se ndarja e Kosovës do t’i detyronte serbët e pjesës jugore të largoheshin dhe ndërkohë që ka shfaqur brengën edhe për shkak të manastireve.

Vuçiç duke iu përgjigjur Teodosijes ka thënë se shpërnguljet janë duke ndodhur edhe tani.

“Nuk do doni kufi me shqiptarët? Nuk ka problem, thoni njerëzve që të përgatitemi ta mbrojmë edhe Vranjen brenda 40 vjetësh. A po mendoni se serbët nuk po shpërngulen tani. Në një adresim që do ta kem do t’i përmend të gjitha” ka thënë ai.

Vuçiç ka sulmuar Teodosijen për argumentim të ngjashëm me shërbimet sekrete të cilat kundërshtojnë kufijtë etnikë rreth kësaj çështjeje.

Ai ka sulmuar edhe më shumë duke thënë se Kisha po kundërshton ndarjen për shkak të 650 mijë eurove që i merr nga shteti i rrejshëm i Kosovës.

“Më mirë të marrim diçka se asgjë” ka thënë Vuçiç duke iu referuar ndarjes së Kosovës. Gjatë këtij muaji në Serbi është shpalosur një propozim që Serbisë t’i jepen 4 komunat në Veri të Kosovës në këmbim të normalizimit të raporteve – pra sipas këtij propozimi Kosova nuk do ta merrte Luginën e Preshevës. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...