Imzot Dodë Gjergji: Demaçi i është bashkuar Skënderbeut dhe Rugovës

Diel, 29 July 2018 14:50

Adem Demaçi i është bashkuar një atdheu të ri e që është atdheu qiellor, i është bashkuar Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Nënë Terezës. Kështu ka thënë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, gjatë meshës së të dielës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, që i është kushtuar shpirtit të veprimtarit Adem Demaçi.

Dodë Gjergji bëri të ditur se një grup besimtarësh kanë kërkuar që kjo meshe e të dielës t’i kushtohet veprimtarit Adem Demaçi.

“Edhe kisha nuk përton t’i bashkohet lutjes së besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë për shpirtin e një atdhetari, për shpirtin e një njeriu i cili në gjithë jetën e vetë e ka pasur ideal lirinë, e ka pasur dashurinë ndaj kombit dhe e ka dëshiruar me gjithë zemër të mirën e të gjithëve në këtë vend. Ai sot nuk është më me ne, iu bashkua një atdheu të ri që është atdheut qiellor, vendi i përbashkët i të gjithëve. I është bashkuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i është bashkuar gjithë burrave e grave që kanë sakrifikuar në të kaluarën, i është bashkuar njerëzve që i kemi njohur, Shën Nënë Terezës që ia kemi kushtuar këtë kishë, martirëve të Shqipërisë, im zot Mark Sopit, Ibrahim Rugovës, është bashkuar me Arbën Xhaferin. Është bashkuar me gjithë njerëzit që kanë kaluar nga kjo jetë në amshim dhe përpara Zotit dhe së tij sigurisht e sheh ndryshe botën, e sheh ndryshe jetën, i sheh ndryshe edhe ata me të cilët është bashkuar. Na sheh ndryshe edhe ne nga dritarja e atit tonë qiellor që po lutemi për të”, tha ai.

Në fjalën e tij Ipeshkvi i Kosovës, Donë Lush Gjergji pati edhe një porosi, ku ai tha se populli sot ka nevojë për të gëzuar lirinë e vet.

“Njerëz ju përbejë jetoni denjësisht siç i ka hije që keni marrë. E populli jonë, vendi jonë, nuk ka shumë nevojë ma për bukë, nuk ka nevojë për të sakrifikuar jetët, populli jonë sot ka nevojë për të gëzuar lirinë e vet. Populli jonë sot ka nevojë që këtë liri të mos e përbuzë, por ta vë në shërbim dhe në dobi të gjeneratave të reja dhe duhet ta kuptojmë si falënderim ndaj Zotit për të gjithë ato gjenerata që kanë sakrifikuar për liri. Paqja duhet të jetë ushqim i përditshëm për secilin prej nesh, sa shumë kemi nevojë me u pajtua me njëri tjetrin, sa shumë ka nevojë njeriu jonë me u pajtua me vetveten. Pa pajtim të sinqertë na nuk mund të presim një udhëtim të mirë drejt të ardhmes”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë meshë për veprimtarin Adem Demaçi, ishin edhe dy fëmijët e tij, Abetarja dhe Shqiptari. Ata shprehen falënderimet e tyre që kjo meshë e së dielës i është kushtuar shpirtit të babait të tyre.

Abetare Demaçi tha se babai i saj ishte njëri i kombit dhe që ishte njeri që ka besuar në Zot.

“Sot unë dhe vëllai erdhëm me qenë pjesëmarrës të kësaj meshë e cila qe një meshë e mrekullueshme dhe shumë e organizuar. Ne ishim shumë të lumtur që kemi qenë pjesëmarrës të kësaj meshe për hirë të babait tonë, Adem Demaçit dhe i falënderojmë shumë për këtë shërbesë, kështu që ai ishte njeri i kombit, ishte njeri që i ka besuar Zotit dhe ne kemi ardhur të dy të marrim pjesë në këtë meshë”, tha ajo.

Veprimtari Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare të enjten që e lamë pas, ndërsa është varrosur ditën e djeshme me nderime të larta shtetërore tek varrezat e dëshmorëve të lagjes së Velanisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...