Trump kërcënon me vendimin e rëndësishëm

Diel, 29 July 2018 19:32

Presidenti Donald Trump sot kërcënoi se do ta mbyllë qeverinë, nëse Kongresi nuk miraton financimin për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, me synimin për të penguar imigracionin e paligjshëm.

Udhëheqësi amerikan tha se “demokratët e opozitës duhet t’i japin votat e nevojshme për sigurinë në kufi, ku përfshihet Muri!” dhe për ndryshime të tjera të politikës së imigracionit.

Por ligjvënësit republikanë kanë qenë të ndarë për ndryshimin e politikave të imigracionit, duke i hedhur poshtë dy herë javët e fundit propozimet e presidentit për këtë çështje, sikurse edhe opozita e unifikuar demokrate.

Në një koment në Twitter, Trump bënte thirrje që Shtetet e Bashkuara “më në fund të kenë një sistem imigracioni mbi bazën e meritave. Duhet që në vendin tonë të hyjnë njerëz të mirë”, shkruante në twittin e tij të së dielës Presidenti.

Ndërtimi i Murit ndarës me Meksikën ka qenë një premtim i fushatës së zgjedhjeve presidenciale të zotit Trump. Muri kushton 20 miliardë dollarë, por Kongresi deri tani ka miratuar vetëm 1,5 miliardë dollarë për sigurinë në kufi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...